Djali i Donald Trump mbërrin në Beograd

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2025 23:03

Djali i Donald Trump mbërrin në Beograd

Donald Trump Junior, djali i madh i Donald Trump-it, ka mbërritur sot paradite në Beograd.

Lajmi bëhet i ditur nga media serbe Kurir e cila në faqen e parë të saj në internet ka titullin “Një super bombë ka shpërthyer në rajon. Donald Trump Junior ka mbërritur në Beograd”.

Kjo media bën të ditur gjithashtu se Donald Trump Junior do të takohet me Presidentin Aleksandër Vuçiç.

Donald Trump Jr., vizitoi Beogradin në fund të shtatorit të vitit të kaluar, në mes të fushatës së babait të tij për mandatin e dytë presidencial. Gjatë qëndrimit të tij, Trump Jr. u takua me biznesmenë dhe përfaqësues të elitës së biznesit nga Rumania në një hotel në Beograd, dhe më pas udhëtoi drejt Rumanisë. Ndër biznesmenët e njohur ishte edhe Desko Nikitović, presidenti i bordit mbikëqyrës të uzinës së përpunimit të bakrit në Sevojno.

Donald Trump Jr. ka një rol kyç në jetën politike të SHBA-së, ku njihet si një nga këshilltarët më të rëndësishëm të babait të tij, me një ndikim të veçantë gjatë fushatës zgjedhore. Edhe pse së fundmi ka kaluar kohë në Grenlandë, besohet se ai mund të luajë një rol të rëndësishëm në formësimin e politikave të administratës së re amerikane. Si nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump dhe drejtues i podcast-it “Triggered”, Trump Jr. është gjithashtu i njohur për sigurimin e nominimit për nënpresident, senatorin J.D. Vance.

Shumë ekspertë besojnë se ai mund të jetë një këshilltar kyç në administratën e re, duke pasur parasysh ndikimin e tij, të cilin dikur e kishte edhe Ivanka Trump gjatë mandatit të parë të Trump-it.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2025 23:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?