Dy drejtoresha të dënuara për vërtetime të rreme nga e njëjta kompani që ka siguruar certifikatë drejtori i ASK-së Bojan Hristovski

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 20:53

Dy drejtoresha të dënuara për vërtetime të rreme nga e njëjta kompani që ka siguruar certifikatë drejtori i ASK-së Bojan Hristovski

Dy drejtoresha të institucioneve publike në fillim të këtij muaji u dënuan me burgim me kusht nga katër vjet, pasi në momentin e aplikimit për këtë pozicion, si dëshmi e njohjes së gjuhës angleze, kishin paraqitur certifikatë TOEFL të lëshuar nga kompania “Julia CO. LTD” nga Plovdivi i Bullgarisë. Është i njëjti person juridik nga i cili vjen certifikata TOEFL e drejtorit të sapo zgjedhur të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK), Bojan Hristovski, transmeton Portalb.mk.

Sipas aktgjykimit, në të cilin kishte qasje “360 Gradë”njëra drejtoreshë:

“Ka përdorur si të vërteta dokumentet – Certifikatë të njohjes së gjuhës angleze nr. e-ALB131/30.11.2022 nga shkolla e gjuhëve të huaja JULIA CO. LTD nga Plovdiv, Bullgari dhe ETS TOEFL IBT – Test taker score report nga 3.12.2022, megjithëse dokumente të tilla nuk janë lëshuar, në atë mënyrë që ajo fillimisht i ka përkthyer me një përkthyes të autorizuar dhe më pas i ka përdorur si dëshmi se ka njohuri të gjuhës angleze dhe posedon një certifikatë TOEFL IBT, gjatë aplikimit të saj në një shpallje publike”.

Edhe te drejtoresha tjetër situata është e ngjashme, me përjashtim të faktit që nuk përmendet përkthimi:

“Më datë 14.7.2023, e akuzuara ka përdorur si dokumente të vërteta, ato false – Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze nr. e-ALB122/31.10.2022 nga shkolla e gjuhëve të huaja JULIA CO. LTD nga Plovdiv, Bullgari dhe ETS TOEFL IBT – Test taker score report të datës 26.11.2022, megjithëse nuk janë lëshuar dokumente të tilla, në mënyrë që ajo i ka përdorur si dëshmi se ka njohuri të gjuhës angleze gjatë aplikimit të saj në Konkurs…”

Të dyja të pandehurat e pranuan fajësinë kur çështja erdhi në gjykatë, kështu që në seancë nuk u prezantua asnjë provë se si i morën certifikatat. Por është e qartë se si të dyja përfunduan në bankën e të akuzuarve.

Më 14 shkurt, Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga Pançe Toshkovski, atëherë si ministër në Qeverinë teknike, njoftoi se Njësiti për korrupsion në Departamentin për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda, ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme”. Më tej në njoftimin e MPB-së thuhet:

“E denoncuara T.K., punonjëse në një shkollë fillore në fshat Draçevë, Shkup dhe e denoncuara S.K., e punësuar në Spitalin e Përgjithshëm Dibër, kanë siguruar certifikata false ndërkombëtare për njohjen e gjuhës angleze, të lëshuara nga shkolla e gjuhëve nga Republika e Bullgarisë. T.K vërtetimin e ka shfrytëzuar me rastin e aplikimit për shpallje publike për zgjedhjen për drejtoreshë të shkollës fillore në fshatin Draçevë, pas së cilës me vendim të kryetarit të komunës së Kisella Vodës është emëruar drejtoreshë e shkollës.

Në mënyrë të ngjashme, S.K. ka përdorur certifikatën e gjuhës angleze me rastin e aplikimit për konkurs për emërimin për drejtoreshë në ISHP Spitali i Përgjithshëm Dibër, pas së cilës nga Ministri i Shëndetësisë është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së ISHP Spitali i Përgjithshëm Dibër”.

Në bazë të dëshmive dhe kallëzimit penal të MPB-së, Prokuroria Publike e Shkupit formoi lëndë që shumë shpejt kaloi në aktakuzë. Të pandehurat vendosën ta pranojnë fajësinë sapo rasti arriti në Gjykatën Themelore Penale – Shkup dhe u dënuan me dy vjet burg, me të cilin dënimi nuk zbatohet nëse nuk kryejnë vepër tjetër në katër vitet e ardhshme nga vlefshmëria e verdiktit.

Certifikata e Hristovskit është e po këtij viti

Bojan Hristovski u emërua drejtor i ASK-së në seancën e Qeverisë më 16 tetor 2024. Vetëm dy ditë më vonë, në Buletinin e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, është publikuar raport nga komisioni recensues pasi ka konkurruar në konkursin për zgjedhjen për asistent në Fakultetin e Sigurisë në Shkup.

Në biografinë e bashkangjitur, ndër të tjera thuhet:

Bashkangjitur është një certifikatë e njohjes së gjuhës angleze TOEFL iBT me 75 pikë nga 26.03.2022, Language Shool Julia CO.LTD, Plovdiv Bulgaria dhe një certifikatë e njohjes aktive të programit për punë në zyrë”.

Numri i certifikatës nuk është përmendur në biografi, por është evidente se është lëshuar nga i njëjti person juridik për të cilin tashmë ekzistojnë aktgjykime gjyqësore për falsifikim në gjykatat maqedonase. Po ashtu, certifikata e drejtorit të ASK-së dhe certifikatat e drejtoreshave tashmë të dënuara janë të vitit 2022 – e Hristovskit është e muajit mars, ndërsa të drejtoreshave janë të nëntorit dhe dhjetorit.

Kujtojmë se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) hapi rast më 22 tetor pasi mori një ankesë anonime që kundërshtonte ligjshmërinë e emërimit të tij. Nga Prokuroria për DW thonë se do të presin zgjidhjen në Komisionin Kundër Korrupsionit, i cili aktualisht disponon të gjitha dokumentet lidhur me rastin.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 20:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?