E habitshme, media greke zbulon sa para lanë tifozët shqiptarë në Gjermani

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 11:12

E habitshme, media greke zbulon sa para lanë tifozët shqiptarë në Gjermani

Interesi i tifozëve shqiptarë për të ndjekur Kombëtaren në Gjermani ishte i çmendur.

Një rekord të ri kemi vendosur në Gjermani, jo vetëm me golin më të shpejtë në këtë kompeticion pas atij realizimi të Nedim Bajramit. Në Dortmund, të gjithë janë shprehur se nuk e kishin parë një mbështetje të tillë siç ndodhi me tifozët shqiptarë.

Në stadium, të paktën sipas mediave, ishin 50 mijë tifozë në ndeshjen kundër Italisë, pra shqiptarë, 35 mijë kundër Spanjës dhe 15 kundër Kroacisë. Por cila është shifra që kanë shpenzuar shqiptarët në Gjermani?

Ndoshta një rekord më vete.

Mediat greke kanë zbuluar shumën për të cilën bëhet fjalë. Ato kanë llogaritur numrin e tifozëve sipas asaj që flitet në media dhe një mesatare të çmimit të biletave të blera në UEFA, të biletave të blera në tregun e zi dhe njëkohësisht paketat që përfshinin akomodimin dhe qëndrimin në Gjermani për të parë ndeshjet.

Biletat për fazën e grupeve kushtonin nga 30 euro deri në 200 euro, por në rishitje, sigurisht që çmimet ishin shumë më të larta dhe spanjollët me italianët janë habitur kur panë në sektorin e tyre vetëm tifozë shqiptarë. Gjithashtu agjencitë turistike në Shqipëri ofruan paketa për ndeshje që përfshinin fluturime çarter, transferta, bileta, me një kosto nga 1000 deri në 3000 euro për ndeshje.

Sipas medias greke, vetëm për biletat janë shpenzuar në rastin më të keq, më të paktën, rreth 900 mijë euro nga tifozët shqiptarë duke llogaritur numrin e UEFA-s që kishte caktuar vetëm 30 mijë bileta për tifozë shqiptarë në gjithë fazën e grupeve, duke llogaritur këtu edhe rishitjen në tregun e zi dhe me çmime më të larta.

Ndërsa duke marrë për bazë shifrën e 90 mijë tifozëve shqiptarë që ndjekin ndeshjen, shpenzimi minimal për bileta shkon në 2.7 milionë euro, ndërsa kostoja totale duke përfshirë shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit, është në milionë euro dhe shumë herë më e madhe.

8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 11:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?