Një moment i pazakontë dhe simbolik është regjistruar sot në një nga qendrat e votimit në vend: një e re ka shkuar të votojë e veshur me fustanin e nusërisë në ditën e saj të dasmës. Siç shihet edhe nga videoja që po qarkullon në rrjete sociale, e reja ka kryer detyrimin qytetar përpara se të niste ceremoninë e saj martesore, transmeton Flaka Media
Sot, më 11 maj, mbi 3.7 milionë shqiptarë kanë të drejtë të votojnë për të zgjedhur 140 deputetë që do të përfaqësojnë qytetarët në Kuvendin e ri të Shqipërisë.
Procesi ka nisur që në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllet në orën 19:00.
Për herë të parë në një proces zgjedhor parlamentar, është përfshirë edhe diaspora shqiptare, ku mbi 245 mijë emigrantë janë regjistruar për të dhënë votën e tyre.
Në këto zgjedhje garojnë 11 subjekte apo koalicione politike, me 2,046 kandidatë për deputetë. Listat janë të përziera – të hapura dhe të mbyllura – në varësi të zonave zgjedhore dhe vendimeve të subjekteve.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Tina Baliu
11 Maj, 2025 13:13
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.