Ernest Muçi, magjia ka emër! Një gol që meriton të duartrokitet

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Nëntor, 2026 22:31

Ernest Muçi, magjia ka emër! Një gol që meriton të duartrokitet

Ernest Muçi dhuroi një nga momentet më të bukura të mbrëmjes në fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës, duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm që meriton vëmendje të veçantë.

Në minutën e 35-të, futbollisti shqiptar mori topin në krahun e djathtë të zonës, u orientua drejt portës dhe me një goditje fantastike me të jashtmen e këmbës dërgoi topin në cepin e largët të rrjetës.

Një realizim që kombinoi teknikën, qetësinë dhe cilësinë individuale, duke lënë pa mundësi reagimi portierin finlandez.

Ishte më shumë sesa një gol: një moment magjie që ndezi tifozët kuqezi në stadiumin “Air Albania” dhe i dha Shqipërisë epërsinë në një ndeshje shumë të rëndësishme.

Pas këtij realizimi, Shqipëria vazhdoi të dominonte dhe në minutën e 50-të Rey Manaj shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0. Muçi, i cili aktivizohet te Trabzonspor, u vlerësua me notën 8.4 nga FotMob për paraqitjen e tij.

Një futbollist që tregoi edhe një herë se ka cilësi të jashtëzakonshme dhe se mund të bëjë diferencën me një moment individual. Respekt për këtë perlë, Ernest!

Flaka

123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 13 Nëntor, 2026 22:31
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!