Eurostat: Të rinjtë në Maqedoni jetojnë me prindërit deri në moshën 32 vjeçare

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:24

Eurostat: Të rinjtë në Maqedoni jetojnë me prindërit deri në moshën 32 vjeçare

Të rinjtë në Maqedonin e Veriut dhe në Mal të Zi më së voni në Evropë i lëshojnë shtëpitë e prindërve të tyre, tregon analiza e portalit statistikor “Landgeist”, e bazuar në të dhëna të Eurostatit.

Ballkani është në krye të kësaj liste. Të rinjtë në Mal të Zi mesatarisht jetojnë me prindërit e tyre deri në moshën 33,3 vjet, në Maqedoni të Veriut deri 32,1, në Kroaci 31,8, në Serbi deri 31,5, Greqi 30,6, ndërsa në Bullgari deri në 30 vjet.

Në Evropën Jugore dhe në Ballkan, më shumë se gjysma e njerëzve të moshës prej 20-25 vjet jetojnë me prindërit e tyre. Në Evropën Veriore, kjo përqindje është nën 20%, e madje edhe nën 10%.
Më herët nga shtëpitë e prindërve të tyre largohen të rinjtë në vendet skandinave. Me moshë mesatare prej 21,4 vjet, finlandezët e rinj janë ata të cilët më herët largohen. Menjëherë pas tyre janë danezët dhe suedezët në 21,8, pastaj norvegjezët në 22,5 vjet.

Në mesin e vendeve të Evropës perëndimore, më gjatë me prindërit e tyre jetojnë spanjollët dhe portugezët e rinj, deri 30,4 gjegjësisht deri 29,1 vjet. Britanikët e rinj, pavarësohen në 24,6, gjermanët në 23,9, ndërsa francezët në 23,7 vjet.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?