Familjarë e bashkëqytetarë po u japin lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Mars, 2025 12:45 Përditësuar

Familjarë e bashkëqytetarë po u japin lamtumirën e fundit të vdekurve nga zjarri në Koçan

Kortezhi i viktimave nga Koçani u është afruar varrezave të qytetit. Kortezhi drejtohej nga të rinj që mbanin fotot e disa prej atyre që humbën jetën nga zjarri. Në mesin e 59 viktimave që përcillen sot, 6 janë të mitur, njoftoi Prokuroria, transmeton Portalb.mk.

Pas tyre shkojnë automjetet e varrimit me trupat e të vdekurve.

Të gjitha rrugët e Koçanit janë mbushur plot me njerëz që po shkojnë drejt varrezave të qytetit për t’i dhënë nderimet e fundit të të vdekurve. Ata mbajnë lule në duar, me vështrim të heshtur, me lot në sy.

Ka prani të shtuar të policisë për sigurimin e ngjarjes.

Deri më tani, gjithçka po shkon  mirë, në rregull. Shumica e ekipeve të mediave janë në rrugën kryesore nga ku mund të filmonin kortezhin, por më poshtë, siç edhe bënë thirrje autoritetet, nuk ka pothuajse asnjë ekip gazetarësh pranë varrezave.

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Mars, 2025 12:45 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?