Fëmijët e Maqedonisë së Veriut kalojnë më pak kohë në shkolla, ndërsa “truri” po largohet nga shteti, alarmoi UNESCO

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 20:38

Fëmijët e Maqedonisë së Veriut kalojnë më pak kohë në shkolla, ndërsa “truri” po largohet nga shteti, alarmoi UNESCO

UNESCO ka publikuar analizën për cilësinë e sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut, një analizë me të dhëna 15 vjeçare, analizë ku u theksuan problemet, si lëvizja e popullsisë brenda dhe jashtë shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Edhe pse ka rritje të kohës që fëmijët dhe të rinjtë e kalojnë në shkolla – 15.7 vjet, ajo është nën mesataren evropiane prej 19.4 vjet”, u alarmua në Analizë, duke shënuar që ka një rritje të harmonizimit të sistemit arsimor me tregun e punës.

Kjo analizë është financuar nga Bashkimi Evropian dhe është zbatuar nga Instituti për politika evropianë në UNESCO, në bashkëpunim me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë.

Analiza alarmoi se kemi reduktim të numrit të nxënësve, për shkak migrimit të brendshëm drejt qendrave urbane dhe migrimit të jashtëm të familjeve, duke e paraqitur si një shqetësim të rëndësishme edhe fenomenin e ikjes së trurit.

Ndryshe, ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevskanë muajin tetor theksoi që nxënësit në Maqedoninë e Veriut kanë nevojë për mësim tërë ditor, duke alarmuar që ata janë tre vite e gjysmë prapa moshatarëve në Evropë, apo 900 orë më pak deri në moshën 15-vjeçare.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 20:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?