Ferran Torres zbulon problemet me shëndetin mendor: Humba dëshirën për lojën!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 13:57

Ferran Torres zbulon problemet me shëndetin mendor: Humba dëshirën për lojën!

Nëpërmjet një dokumentari në Netflix, Ferran Torres lojtari i kombëtares së Spanjës dhe Barcelonës, tregoi për problemet me shëndetin mendor në të kaluarën. Sulmuesi, theksoi se arriti në një pikë ku humbi motivin dhe se përtonte të shkonte në stërvitje. Torres, u shpreh se bashkëpunimi me një psikolog e ndihmoi që të linte pas problemet dhe të gjente sërish motivin për të vijuar karrierën.

“Unë mendoja se ato që njerëzit flisnin për mua nuk më ndikonin, por e vërteta ishte ndryshe. Humba motivin, dëshirën për të shkuar në stërvitje. Në këtë moment nisa të takoja një profesionist, një psikolog që më ndihmoi me shëndetin mendor.

Ai më mësoi si të diferencoja ato që kishin rëndësi dhe ato që nuk kishin rëndësi, mësova të menaxhoja veten kur gjërat shkonin mirë dhe kur ato nuk shkonin mirë. Futbolli ka një aspekt të rëndësishëm psikologjik, dhe unë duhet të jem në gjendjen e duhur për të luajtur shumë vite me Barcelonën”, u shpreh Ferran Torres.

15
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 1 Korrik, 2024 13:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
15
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?