Filma për të mos u humbur/ BBC: Ja 11 prodhime kinematografike për t’u parë gjatë shtatorit
Nëse nuk i keni prerë biletat për kinema, BBC iu sjell një listë me 11 filmat më në zë për muajin shtator. Kritikët kanë bërë sugjerimet e tyre në zhanre të ndryshme, për prodhimet ku kanë bashkëpunuar yje të shumtë të hollivudit
Teksa pushimeve verore po i afron fundi, bota kinematografike po na surprizon me prodhime dhe bashkëpunime yjesh Hollivudi.
Në një artikull ku sugjeron 11 filmat më të mirë për tu parë gjatë muajit shtator, BBC njofton se Michael Keaton dhe Winona Ryder rikthehen në një klasik të viteve 80, ndërsa Brad Pitt dhe George Clooney do t’i shohim sërish bashkë në një thriller komedi.
Për të apasionuarit pas shkencës, kritikët vlerësojnë dokumentarin ‘APOLLO THIRTEEN- SURVIVAL’ dhe ‘THE WILD ROBOT’ si dy prodhime fanta shkencë, që publikohen më 5 dhe 27 shtator.
Ata gjithashtu sugjerojnë ‘SPEAK NO EVIL’ për të gjithë kuriozët e misterit që do e zbulojnë nga mesi i muajit të ardhshëm.
Më tej, dramat ‘THE GOLDMAN CASE’ dhe ‘HIS THREE DAUGHTERS’ kryesojnë listat si prodhimet që luhasin emocionet, pas një vere relaksi.
Këto për t;I lënë vendin në renditje prodhimit satirik hollivudian, që ndërthurur në një film komedi-horror ‘THE SUBSTANCE’, që do mund ta ndiqni prej 20 shtatorit.
Në shkrimin e BBC janë përzgjedhur gjithashtu dy filma që kanë në fokus bukurinë femërore dhe bukurinë mashkullore.
I pari titullohet LEE dhe bën fjalë për një modele të lavdëruar në New York.
Ndërsa i dyti është për adhuruesit e bukurisë mashkullore të moshës së mesme, pasi në të luajnë Brad Pitt dhe George Clooney. Ai titullohet “WOLFS”.
Beetlejuice Beetlejuice, Megalopolis, The Front Room janë tre prodhimet e fundit por jo më pak të rëndësishme, të cilat sugjerohen nga kritikët si filma për të mos u humbur këtë shtator.
Mesa duket do të jetë një muaj që do t’u mbërthejë para televizorit.
















