“Folk On Tour”, koncerti shëtitës i Ansamblit Kombëtar të këngëve dhe valleve popullore

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 20:20

“Folk On Tour”, koncerti shëtitës i Ansamblit Kombëtar të këngëve dhe valleve popullore

“Folk on Tour” koncerti shëtitës i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore është ndalur në Gjirokastër me një kombinim motivesh të këngëve e valleve nga i gjithë vendi.

Dinamika e eventit krijoi një atmosferë të veçantë dhe festive në zonën muzeale të qytetit.Koreografia dhe motivet e kostumeve tërhoqën më së shumti vëmendjen.

“Gjirokastra është një mikpritëse shumë e mirë e kulturës, e traditës, absolutisht jo vetëm për turistët e huaj por mbi të gjitha dhe për vendasit dhe qytetarët e Gjirokastrës. Është një kënaqësi e veçantë, këtu ndjejmë vërtet atë aromën e traditës, kulturës, mikpritjes dhe jo më kot shumë evente si FFK i Gjirokastrës organizohen në mënyrën më perfekte këtu, për ne është kënaqësi të ndajmë mbrëmjen me gjirokastritët dhe me turistët”, tha Helga Saraçi artiste.

“Ky qytet i gurtë mban me vete shumë emocion , shumë gjëra karakteristike, dhe ne ndihemi si në shtëpinë tonë për të performuar sa më mirë aq më shumë që ka edhe shumë turistë të cilëve iu pëlqen shumë folklori dhe do mundohem sado pak tja tregojmë këtë folklor”, u shpreh artistja, Emiljana Baja.

Eventet me natyrë folkun dhe traditën kanë qenë të shumta këtë verë pasi kanë qenë edhe performancat më të pëlqyera nga vizitorët. Pritet që të paktën 5 evente të ngjashme të sillen në zonën muzeale përgjatë kohës së mbetur të sezonit të lartë.

“Aktivitetet do të vazhdojnë përgjatë gushtit ndërsa shumë surpriza na presin në shtator”, tha Kristina Gushi nënkryetare e bashkisë.

Elementë të folkut të tillë si kostumografia, eksperincat e qëndisjes, isopolifonia kanë përfshirë qindra vizitorë këtë verë të cilët kanë mësuar të mbajnë iso mbi kalldrëm, të qëndisin apo gdhendin një kujtim ose të vishen si vendas.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 21 Gusht, 2024 20:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?