Gënjeshtra me zë të lartë: Si përpiqet kryeministri të ndryshojë realitetin e Ligjit të Gjuhëve

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 23:47 Përditësuar

Gënjeshtra me zë të lartë: Si përpiqet kryeministri të ndryshojë realitetin e Ligjit të Gjuhëve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve nuk mund të zbatohet automatikisht në sistemin gjyqësor, duke u thirrur në dallimin juridik mes këtij ligji dhe Ligjit për Sistemin Gjyqësor.

Duke folur në emisionin “N’Podium” në Ora24.tv, Mickoski theksoi se Ligji për Gjuhët është ligj i përgjithshëm (lex generalis), ndërsa Ligji për Sistemin Gjyqësor është ligj i veçantë (lex specialis), prandaj sipas tij nuk mund të harmonizohen automatikisht.

“Ligji për Gjuhët është një ligj i përgjithshëm – lex generalis, ndërsa Ligji për Sistemin Gjyqësor është ligj i veçantë – lex specialis. Nuk mund të sinkronizohet automatikisht një ligj i veçantë me një ligj të përgjithshëm”, deklaroi Mickoski.

Ai gjithashtu tha se gjatë miratimit të Ligjit për Gjuhët qytetarëve shqiptarë u janë krijuar pritje që, sipas tij, nuk përputhen me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare.

“Kur u miratua Ligji për Gjuhët, qytetarëve shqiptarë iu krijuan pritje që nuk përputhen me rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare”, tha ai.

Kryeministri iu referua edhe opinionit të Komisionit të Venecias, duke deklaruar se në të theksohet se dygjuhësia nuk duhet të zbatohet në sistemin gjyqësor. Sipas tij, kjo çështje aktualisht është edhe në shqyrtim nga Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, sipas analizës së dokumentit të Komisionit të Venecias për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, opinioni nuk kërkon ndalimin e dygjuhësisë në gjyqësor. Në raportin e miratuar në vitin 2019, Komisioni thekson se zgjerimi i përdorimit të gjuhëve të komuniteteve është një qëllim legjitim dhe në përputhje me standardet evropiane.

Në të njëjtën kohë, Komisioni rekomandon rishikimin e disa dispozitave të ligjit, duke sugjeruar një zbatim më realist dhe gradual, si dhe shmangien e përkthimit të detyrueshëm të çdo dokumenti në çdo procedurë gjyqësore, pasi kjo mund të krijojë vështirësi praktike në funksionimin e gjykatave.

Po ashtu, opinioni thekson se palët në procedurë duhet të kenë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre, por sistemi duhet të organizohet në mënyrë që të mos pengojë efikasitetin e gjyqësorit.

dokument nuk përdoret argumenti juridik lex generalis – lex specialis për të kufizuar përdorimin e gjuhëve në gjyqësor, por rekomandohet harmonizimi i ligjeve dhe procedurave për të siguruar zbatim praktik të dispozitave.

Kështu, dallimi kryesor qëndron në interpretim: ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski e paraqet opinionin e Komisionit të Venecias si kundërshtim ndaj dygjuhësisë në gjyqësor, dokumenti në fakt kërkon kryesisht rishikim teknik dhe përmirësim të mënyrës së zbatimit të ligjit, jo eliminimin e saj.

Për më tepër, dokumenti i plotë i opinionit të Komisionit të Venecias mund të konsultohet në faqen zyrtare të institucionit. Gazeta Flaka

68
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 12 Mars, 2026 23:47 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
68
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?