Gjorgjievski: Kryetari i Strumicës nuk do të na braktis!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 19:27

Gjorgjievski: Kryetari i Strumicës nuk do të na braktis!

Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale dhe njëherit edhe kryetar i komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, thotë se kryetari i Strumicës Kostadin Kostadinov, nuk do ta braktis BNJVL-në, por do të vazhdojë të mbetët në këtë bashkësi. Gorgjievski shprehet i prerë se në BNJVL nuk ka ndarje e as largim të askujt, ndërsa shtoi se nuk do të lejojnë që politika të përzihet.

ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I BNJVL-SË

Unë nga fillimi i kam dhënë mundësi vet procesit dhe prandaj nëse më keni ndjekur që nga fillimi, asnjiher me asnjë fjalë nuk kam reagur, kam lënë hapsirë që të ulemi dhe të bisedojmë, sepse në fund të ditës të gjithë jemi njerëz. Por, ashtu sip mendova, ashtu doli në fund, së bashku me konsulltime me më shumë udhëheqës të Bordin Drejtues, bëhet fjalë për reagim të shpejtuar nga ana e dy kolegëve të mi, të cilët, ja, kemi arritur ti kalojmë, i kemi shtrirë duart, unë absolutisht rri mbas secilit koleg timit”.

Ndërkaq, i pyetur se a është ligjore që 4 kryetarët e komunave shqiptare që udhqihen nga koaliconi VLEN, do ta përkrahin financiarisht Akademinë e Arteve dhe Shkencës shqiptare, Gjorgjievski tha se këtë çështje do ta diskutojnë në seancën e radhës të BNJVL-së dhe do të dalin me qendrim. Megjithatë, ai tha se në vend ka vetëm një Akademi.

ORCE GJORGJIEVSKI, KRYETAR I BNJVL-SË

Përgjithësisht kemi ASHAM në shtet, ky është qendrimi im dhe nuk shoh arsye për të hapur tema të tilla. Ne jemi në shekullin 21, duhet të shkojmë përpara, kemi probleme që duhet ti zgjedhim për qytetarët tanë, duhet të gjithë ta kemi prioritet që ta ruajmë atë, t’ju sigurojmë kushte më të mira për jetë, luftë kundër korrupsionit, më shumë demokraci etj”.

Gjorgjievski madje dërgori porosi, siç tha, vendi nuk ka nevojë për përçarje nga të cilat askush nuk do të shohë asgjë.

/SHENJA/

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?