Gjykata lëshoi urdhër arrest, ai u largua nga Bosnja, Dodik reagon nga Tel Avivi

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2025 22:58

Gjykata lëshoi urdhër arrest, ai u largua nga Bosnja, Dodik reagon nga Tel Avivi

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka folur nga Izraeli, pasi udhëtoi nga Bosnja dhe Hercegovin drejt kryeqytetit të Serbisë, Beogradit pavarësisht urdhrit të arrestit të shpallur për të.

Ai tha se Izraeli është një vend që respekton fuqinë, historinë dhe vendosmërinë e tij, shkruan klix.ba.

“Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që e di kush është nuk pranon të jetë as objekt, as i nënshtruar. Ashtu si Izraeli mbron veten pa kërkuar falje, ashtu edhe Republika Serbe mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe ruajtur betimin e paraardhësve”, tha ai.

Ai krahasoi serbët me hebrenjtë dhe tha se të dy popujt “kanë provuar të shuhen plotësisht dhe kanë mbijetuar”.

“Për këtë arsye ne kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe për këtë arsye qëndrojmë së bashku”, shtoi Dodik.

Kujtojmë se fluturimi i tij nga Banja Lluka përbën një dështim të agjencive shtetërore për zbatimin e ligjit, dhe Policia Kufitare e BeH po zhvillon një hetim për kalimin e kufirit shtetëror.

Dodik gjendet në Izrael pasi ishte ftuar në Konferencën për Luftën kundër Antisemitizmit, e cila do të mbahet më 26 dhe 27 mars në Jerusalem.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 25 Mars, 2025 22:58
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?