Gjykata Speciale në Hagë i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Janar, 2025 22:25

Gjykata Speciale në Hagë i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Ngrirja e fondeve amerikane nuk pritet ta pengojë punën e Gjykatës Speciale në Hagë në një periudhë afatshkurtër. Kjo pasi nga Dhomat e Specializuara kanë thënë se buxhetin e kanë të siguruar nga Bashkimi Evropian. Ndërsa, kontributi i SHBA-së ka të bëjë kryesisht me dërgimin e posteve të disa anëtarëve të stafit. Mirëpo, avokatë të akredituar nga kjo gjykatë thonë se puna e gjykatës mund të ndikohet në rast se vendimi i Uashingtonit qëndron në fuqi për një kohë të gjatë.

Vendimi i Uashingtonit për ngrirjen e fondeve amerikane, nuk pritet ta afektojë punën e Gjykatës Speciale në Hagë, në një periudhë afatshkurtër.

Por, nëse i njëjti qëndron në fuqi në një afat më të gjatë, ndikimet sipas avokatëve të akredituar, do të jenë evidente në mbarëvajtjen e punës së saj.

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë RTK-së se buxhetin e kanë të siguruar nga Bashkimi Evropian deri në qershor të këtij viti.

Ndër të tjerash, kanë shtuar se kontributi i SHBA-së në punën e gjykatës ka të bëjë me dërgimin e posteve të disa anëtarëve të stafit.

“Buxheti aktual prej 97,100,000 eurosh për periudhën 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025 është financuar nga Bashkimi Evropian. Të gjitha buxhetet e mëparshme janë siguruar edhe nga Bashkimi Evropian. Zvicra ka kontribuar në Programin e Prezantimit të Dhomave të Specializuara që nga viti 2018, aktualisht me një grant mbi 137,000 eurosh. Norvegjia në atë kohë financoi rinovimin e ndërtesës së gjykatës. Kontributi i shteteve të tjera, përfshirë SHBA-në, ka të bëjë kryesisht me dërgimin e posteve të disa anëtarëve të stafit”, kanë thënë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Avokatë të akredituar nga Specialja tregojnë për ndikimin që mund të ketë ngrirja e fondeve.

“Besoj që mund të prek edhe Gjykatën Speciale sepse është financuar nga fondet  për projektet e jashtme, por nuk duhet të pritet që do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në mbarëvajtjen e aktiviteteve të Gjykatës Speciale sepse ajo financohet nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe pesë shtetet kontribuuese si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norvegjia , Turqia, Kanada dhe Zvicra”, tha Taulat Hodaj, avokat i akredituar nga Gjykata Speciale.

Ndërsa, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi theksojnë se BE mund t’i sigurojë fondet e nevojshme për operimin e gjykatës.

Planet e Trumpit për pezullimin e ndihmave financiare pritet ta prekin edhe Kosovën. Kjo pasi sipas Odës Ekonomike të Kosovës, biznese të shumta kanë përfituar grante nga programe të USAID-it.

Urdhri i presidentit amerikan është në pritje të një vlerësimi nga administrata Trump.

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Janar, 2025 22:25
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“