Gostivar, rreth 50 punëtorë largohen nga puna në projektin e Bechtel-Enka

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Mars, 2026 12:26

Gostivar, rreth 50 punëtorë largohen nga puna në projektin e Bechtel-Enka

Rreth 50 punëtorë, shumica nga Maqedonia e Veriut, janë përjashtuar nga puna në projektin që realizohet nga konsorciumi BechtelEnka. Sipas informacioneve të para nga punëtorët e prekur, vendimi është marrë papritur dhe pa paralajmërim paraprak, njofton Tv Globi, përcjell Gazeta Flaka

Ata thonë se gjatë njoftimit u është komunikuar se arsyeja lidhet me mungesën e mjeteve financiare, përkatësisht me faktin se pagesat për pagat e tyre nuk janë siguruar. Megjithatë, deri më tani nuk ka një sqarim të detajuar zyrtar për këtë zhvillim.

Punëtorët shprehen se kanë mbetur pa punë brenda një kohe shumë të shkurtër, gjë që ka krijuar pasiguri për ta dhe familjet e tyre. Ata kërkojnë që kontratat e punës të respektohen dhe që institucionet shtetërore të përfshihen për të verifikuar situatën.

Në të njëjtën kohë, punëtorët kërkojnë transparencë nga kompania dhe nga institucionet përkatëse, si dhe një zgjidhje të shpejtë që do të sqarojë arsyet e largimit të tyre nga puna.

Rasti tashmë ka ngritur shqetësime më të gjera mes punëtorëve të angazhuar në projektet infrastrukturore në vend, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve dhe i kompanisë lidhur me situatën e krijuar. Gazeta Flaka

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Mars, 2026 12:26
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?