Greqia miraton ligjin e ri: Qëndrimi i paligjshëm, deri në 5 vite burg

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Shtator, 2025 21:51

Greqia miraton ligjin e ri: Qëndrimi i paligjshëm, deri në 5 vite burg

Parlamenti grek ka miratuar sot një ligj të ri dhe shumë të debatueshëm, i cili parashikon kthimin e detyruar të azilkërkuesve të refuzuar dhe kriminalizon qëndrimin e paligjshëm në vend, me dënime nga dy deri në pesë vjet burg.

Ligji, i mbështetur nga shumica e partisë konservatore Demokracia e Re (ND), partia nacionaliste Niki dhe disa deputetë të pavarur të ekstremit të djathtë, u miratua pas një debati të ashpër në parlament. Të gjitha partitë e majta të opozitës votuan kundër, duke e cilësuar aktin si të padrejtë dhe diskriminues.

Pasok e quajti ligjin “të paligjshëm, kaotik dhe të pazbatueshëm”, ndërsa Partia Komuniste (KKE) e cilësoi “racist dhe të turpshëm”.

Sipas dispozitave të reja, shtetasit e vendeve të treta që kanë marrë urdhër kthimi do të mbahen të ndaluar deri në largimin e tyre. Për ata që rikthehen në Greqi pa dokumente pas dëbimit, parashikohen të paktën tre vjet burg.

Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, deklaroi se Greqia është “vendi i parë që prezanton një masë kaq parandaluese” dhe se emigrantët pa dokumente “do të vendosen në paraburgim administrativ dhe do të shkojnë në burg”.

Ky ligj vjen vetëm dy muaj pas pezullimit tremujor të kërkesave për azil për shtetas nga vendet e Afrikës së Veriut, masë e cila gjithashtu u kritikua nga organizatat për të drejtat e njeriut.

Flaka

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Shtator, 2025 21:51
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“