Greqia përfshihet nga një valë e rrezikshme të nxehti: Temperaturat deri në 44°C

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 12:45

Greqia përfshihet nga një valë e rrezikshme të nxehti: Temperaturat deri në 44°C

Greqia ka hyrë në një fazë të dytë të një vale të fuqishme të të nxehtit, me temperatura që pritet të kalojnë 40 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone do të arrijnë deri në 43-44°C, paralajmërojnë autoritetet meteorologjike.

“Faza e parë e temperaturave të larta filloi javën e kaluar me 37°C. Faza e dytë, më intensive, do të zgjasë rreth gjashtë ditë dhe më pas pritet një ftohje graduale të shtunën e ardhshme,” – tha për agjencinë ANA drejtori i kërkimeve të Observatorit Kombëtar të Athinës (NOA), Kostas Lagouvardos.

Sipas tij, kulmi i nxehtësisë pritet të martën, të mërkurën dhe të enjten, me mundësi vazhdimi deri të premten, në varësi të lëvizjes së erërave.

“Bazuar në karakteristikat e masave të ajrit që po afrohen, në disa zona do të përballemi me mot ekstrem,” – shtoi Lagouvardos.

Zonat më të prekura

Temperaturat më të larta priten në:

  • Thesali
  • Maqedonia Qendrore
  • Trakia
  • Peloponezi lindor
  • Atika, përfshirë zonat qendrore dhe jugore të Athinës

Një shqetësim i veçantë janë temperaturat e larta gjatë natës, që nuk do të bien poshtë 30°C në disa zona, duke shtuar ndjeshëm stresin termik te qytetarët.

“Edhe në lartësi deri në 800 metra, temperaturat do të jenë mbi 35°C. Në disa rajone mbi 1 500 metra do të shkojnë deri në 26°C,” – theksoi meteorologu i NOA-s, Stravros Dafis.

Rreziku për shëndetin publik

Profesoresha e Shëndetit Publik, Klea Katsougianni, e Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës dhe e Imperial College London, paralajmëron se vala e të nxehtit mund të ketë pasoja serioze për shëndetin.

“Nëse nuk ndërmarrim masa për t’u përshtatur me ndryshimet klimatike, do të përballemi me pasoja shumë serioze,” – deklaroi ajo.

Duke iu referuar një studimi të publikuar në Nature Medicine, ajo tha:

“Athina është ndër 10 qytetet më të rrezikuara në Evropë për rritje të numrit të vdekjeve deri në fund të shekullit, nëse nuk merren masa urgjente.”

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë pikut të nxehtësisë dhe të ndjekin udhëzimet për mbrojtjen nga vala e të nxehtit. Flaka

32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Korrik, 2025 12:45
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
32

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“