Gundogan: Kundër Spanjës nuk do të duhet të fshihemi

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 14:01

Gundogan: Kundër Spanjës nuk do të duhet të fshihemi

Të gjithë presin me padurim ndeshjen çerekfinale të “Euro 2024”, ku do të përballen mes tyre Gjermania organizatore dhe Spanja, deri tani e pathyeshme në këtë turne. Një finale e parakohshme, ku spektakli s’do të mungojë.

Ilkay Gundogan, mesfushori i Gjermanisë, ka folur për këtë ndeshje, duke dhënë opinionin e tij për mënyrën se si do të luajë kombëtarja vendase: “Unë nuk mendoj se duhet të fshihemi nga Spanja, pasi edhe ne gjithashtu kemi cilësi të mëdha”.

“Spanjollët na respektojnë më shumë se sa e pranojnë publikisht. Yamal? I veçantë, por duhet thënë se ai ka ende shumë për të mësuar. Problemi është se nëse e humbet topin shumë shpejt, ai bëhet lojtari kryesor i tranzicionit për Spanjën”, ka thënë Gundogan për shokun e skuadrës te Barcelona.

Duke folur më tej për këtë ndeshje, ai shtoi:  “Në këtë ndeshje do të përballen me njëra-tjetrën dy nga ekipet më të mira të këtij Kampionati Evropian. Nuk ka më sekrete, do të jetë lojë e hapur dhe ku do të fitojë ai që gabon më pak e shfrytëzon më mirë rastet e krijuara”.

34
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 3 Korrik, 2024 14:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
34
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?