Ilir Osmani emërohet ushtrues detyre drejtor i Teatrit të Gostivarit

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2026 13:47

Ilir Osmani është emëruar ushtrues detyre drejtor i Teatri i Gostivarit, pas shkarkimit të mëparshëm të ish-drejtorit Sulejman Rushiti nga Ministria e Kulturës.

Osmani e merr detyrën në një moment të vështirë për institucionin, i cili përballet me probleme serioze financiare, ligjore dhe organizative.

Sipas Sindikata e Kulturës e RMV-së (SKRM), situata në teatër është alarmante pas tetë vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Nga sindikata thonë se të punësuarit janë nën presion të vazhdueshëm dhe përballen me kërcënime për humbje të vendeve të punës.

“Punonjësit janë të ekspozuar ndaj presioneve të forta dhe u imponohet ndjenja e fajit, sikur ata të jenë përgjegjës për detyrimet financiare që burojnë nga procedurat gjyqësore. Për më tepër, kërcënohen se për shkak të tyre teatri mund të mbyllet”, thuhet në reagimin e SKRM-së.

Sindikata nënvizon gjithashtu se punonjësve nuk u është dorëzuar programi i punës, me arsyetimin se mjetet do të ridestinohen për mbulimin e shpenzimeve gjyqësore.

Sipas tyre, kjo situatë është paralajmëruar prej kohësh dhe lidhet me përllogaritjen e gabuar të pagave në sektorin e kulturës.

“Të gjitha pasojat që rrjedhin nga kjo gjendje janë rezultat i drejtpërdrejtë i udhëzimeve të paligjshme dhe i qasjes së papërgjegjshme”, theksojnë nga SKRM.

Ata shtojnë se të punësuarit po ushtrojnë një të drejtë të garantuar me Kushtetutë përmes procedurave gjyqësore dhe përgjegjësia për situatën duhet të bie mbi vendimmarrësit.

Sindikata paralajmëron masa ligjore nëse presionet vazhdojnë.

“Nëse vazhdojnë presionet ndaj të punësuarve, do të ndërmarrim të gjitha masat ligjore për mbrojtjen e tyre. Personi që ushtron presion do të bëhet publik dhe ndaj tij do të iniciohen procedura përkatëse”, thuhet në reagim.

Nga SKRM dërgojnë edhe një mesazh të qartë për drejtorin e ri në detyrë.

“Vendimet gjyqësore të formës së prerë duhet të respektohen dhe të zbatohen. Mosrespektimi i një vendimi gjyqësor përbën vepër penale.”

Zhvillimet e fundit në Teatri i Gostivarit lidhen me krizën e krijuar pas shkarkimit të Rushitit, proces që u shoqërua me akuza për revanshizëm politik. Ndryshimet në drejtim, në vend që të stabilizojnë situatën, duket se kanë thelluar problemet, duke rritur tensionet me stafin dhe duke rënduar gjendjen financiare dhe ligjore të institucionit.

Osmani e merr detyrën në një moment të vështirë për institucionin, i cili përballet me probleme serioze financiare, ligjore dhe organizative.

Sipas Sindikata e Kulturës e RMV-së (SKRM), situata në teatër është alarmante pas tetë vendimeve gjyqësore të formës së prerë. Nga sindikata thonë se të punësuarit janë nën presion të vazhdueshëm dhe përballen me kërcënime për humbje të vendeve të punës.

“Punonjësit janë të ekspozuar ndaj presioneve të forta dhe u imponohet ndjenja e fajit, sikur ata të jenë përgjegjës për detyrimet financiare që burojnë nga procedurat gjyqësore. Për më tepër, kërcënohen se për shkak të tyre teatri mund të mbyllet”, thuhet në reagimin e SKRM-së.

Sindikata nënvizon gjithashtu se punonjësve nuk u është dorëzuar programi i punës, me arsyetimin se mjetet do të ridestinohen për mbulimin e shpenzimeve gjyqësore.

Sipas tyre, kjo situatë është paralajmëruar prej kohësh dhe lidhet me përllogaritjen e gabuar të pagave në sektorin e kulturës.

“Të gjitha pasojat që rrjedhin nga kjo gjendje janë rezultat i drejtpërdrejtë i udhëzimeve të paligjshme dhe i qasjes së papërgjegjshme”, theksojnë nga SKRM.

Ata shtojnë se të punësuarit po ushtrojnë një të drejtë të garantuar me Kushtetutë përmes procedurave gjyqësore dhe përgjegjësia për situatën duhet të bie mbi vendimmarrësit.

Sindikata paralajmëron masa ligjore nëse presionet vazhdojnë.

“Nëse vazhdojnë presionet ndaj të punësuarve, do të ndërmarrim të gjitha masat ligjore për mbrojtjen e tyre. Personi që ushtron presion do të bëhet publik dhe ndaj tij do të iniciohen procedura përkatëse”, thuhet në reagim.

Nga SKRM dërgojnë edhe një mesazh të qartë për drejtorin e ri në detyrë.

“Vendimet gjyqësore të formës së prerë duhet të respektohen dhe të zbatohen. Mosrespektimi i një vendimi gjyqësor përbën vepër penale.”

Zhvillimet e fundit në Teatri i Gostivarit lidhen me krizën e krijuar pas shkarkimit të Rushitit, proces që u shoqërua me akuza për revanshizëm politik. Ndryshimet në drejtim, në vend që të stabilizojnë situatën, duket se kanë thelluar problemet, duke rritur tensionet me stafin dhe duke rënduar gjendjen financiare dhe ligjore të institucionit. Gazeta Flaka

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 26 Mars, 2026 13:47
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?