Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat gjermane: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 1 Shtator, 2026 16:34

Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat gjermane: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

Mediat gjermane, duke cituar burimet e sigurisë, raportojnë se nga hetimet e deritanishme për dronin e gjetur në aeroportin e Leipzigut ka të dhëna që tregojnë  për përfshirjen e një shërbimi të inteligjencës ruse.

Sipas tyre, qeveria pritet të akuzojë direkt Rusinë për atë ngjarje dhe mund të përgatisë sanksione të reja kundër Moskës në koordinim me aleatët. Në fillim të gushtit punonjësit e aeroportit gjetën një dron të mbushur me eksploziv dhe një detonator pranë një avioni mallrash ukrainas.

Autoritetet gjermane deri tani e kishin cilësuar incidentin pjesë të një lufte hibride kundër Evropës, duke mos akuzuar drejtpërdrejt Moskën.

“Nuk ka reagim të tepruar nga ana jonë, por ka një përgjigje kur sulmohemi”- tha ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul.

“Rusia duhet ta kuptojë se Gjermania është një forcë stabilizuese në Evropë,  një forcë që është gjithmonë e gatshme të negociojë, por nuk do të frikësohet në asnjë mënyrë.”- deklaroi ai.

Rusia ende nuk ka reaguar, por më herët i ka hedhur poshtë akuzat e ngjashme duke i cilësuar si provokime të sajuara dhe një valë të re histerie antiruse në Gjermani.

236

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

Linda Limani
Botuar nga Linda Limani 1 Shtator, 2026 16:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
236

SA JENI TË KËNAQUR ME PUNËN E QEVERISË VMRO-DPMNE–VLEN–ZNAM?

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut