Instagram dhe AI ndezin alarm te përdoruesit, Meta lejon përdorimin e fotove publike për krijime të reja

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2026 13:30

Një ndryshim i ri nga Meta ka shkaktuar shqetësim te përdoruesit e Instagramit, pasi një funksion i inteligjencës artificiale mund të lejojë përdorimin e fotove dhe videove publike për krijimin e imazheve të reja përmes AI.

Mjeti i quajtur “Muse Image” ka ngritur debate mbi privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale, pasi opsioni raportohet se aktivizohet automatikisht për profilet publike.

Sipas përditësimit, përdoruesit mund të përdorin përmbajtje nga profile publike përmes kërkesave të drejtuara ndaj inteligjencës artificiale, duke krijuar imazhe të reja bazuar në fotot ekzistuese. Ky funksion nuk prek llogaritë private dhe profilet e personave nën moshën 18 vjeç.

Për të shmangur përdorimin e fotove të tyre nga mjetet e AI-së, përdoruesit mund ta çaktivizojnë këtë opsion nga cilësimet e Instagramit duke hyrë te “Settings and activity”, më pas te “Sharing and reuse” dhe duke fikur funksionin që lejon përdorimin e përmbajtjes me veçoritë e inteligjencës artificiale të Metës.

Ekspertët e sigurisë kibernetike rekomandojnë që përdoruesit të kontrollojnë cilësimet e privatësisë dhe të jenë të kujdesshëm me përmbajtjen që publikojnë në profilet publike, veçanërisht në një periudhë kur teknologjia e inteligjencës artificiale po zhvillohet me shpejtësi.

Flaka

123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Korrik, 2026 13:30
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!