Investimet në Gostivar, reagon BDI

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 7 Shkurt, 2025 15:53

Investimet në Gostivar, reagon BDI

Si Bashkimi Demokratik për Integrim – Gostivar, duhet të reagojmë ndaj deklaratave të fundit të u.d. kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, si një kundërpërgjigje ndaj fjalëve të pavërteta mbi investimet në infrastrukturë dhe investimeve të tjera në qytet, thuhet në kumtesën nga BDI-ja e Gostivarit.

“E para dhe më e rëndësishmja, BDI – Gostivar thekson se Gostivari kurrë nuk ka qenë më i lënë pas dore se sa në këtë mandat, kur investimet dhe përkushtimi ndaj qytetit ka qenë zero nga u.d. kryetari aktual. Rrugët dhe infrastruktura – Projektet për asfaltime apo rikonstruim të rrugëve në qytet janë lënë në harresë, jo rastësisht sot kemi rrugë në gjendje skandaloze, të papastruara dhe me shumë gropa. Madje edhe ato pak rrugë që janë në gjendje të mirë insfrastrukturore, nuk po dini t’i mirëmbani. Mos të flasim pë rrrugët rurale, të fshatrave, të cilat po ta pyesim u.d. kryetarin, edhe ai vet nuk e di se kur ka qenë investimi i fundit i komunës nëpër ato rrugë”, thonë nga BDI-Gostivar.

Sipas tyre, Z.Limani po krenohet edhe me investimet në terene sportive dhe pishina! Shumë bukur, por të njejtat nuk po i shohim!

“A mendoni që qytetarët e Gostivarit nuk e dinë se asnjë premtim që dhatë në zgjedhje nuk e keni realizuar? Për cilat terene sportive po flisni? Për cilat projekte mbitokësore e nëntokësore? Për cilat pishina? Faktet në teren flasin të kundërtën. Sot Gostivari nuk ka as parkingje në kate, as fusha për rekreacion madje as aquaparkun e famshëm që e keni promovuar si projekt kapital.Projekte të bukura që kanë mbetur vetëm në letër”, vijon kumtesa.

BDI-Gostivar ka reaguar dhe do të vazhdojë të reagojë ndaj shpifjeve dhe të pavërtetave që po tentoni t’i shisni si arritje nëpër media, mirëpo po harroni se gostivarasit nuk mund t’i mashtroni dhe t’i gënjeni siç mendoni ju, sepse ata çdo ditë po përballen me keqmenaxhimin dhe paaftësinë tuaj si udhëheqësi komunale, përfundon reagimi nga Bashkimi Demokratik për Integrim – Gostivar

10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Gostivari Sot
Botuar nga Gostivari Sot 7 Shkurt, 2025 15:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
10
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?