Izraeli e konfirmon: Hyn në fuqi marrëveshja e armëpushimit në Gaza

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Janar, 2025 11:34

Izraeli e konfirmon: Hyn në fuqi marrëveshja e armëpushimit në Gaza

Zyra e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu njoftoi se armëpushimi në Gaza ka hyrë në fuqi. “Sipas planit për lirimin e pengjeve, armëpushimi për fazën e parë në Gaza do të hyjë në fuqi në orën 11:15 me orën lokale (09:15 GMT)”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë  se armëpushimi filloi në orën 11:15, me orën lokale, pothuajse tre orë me vonesë nga ora që ishte parashikuar më herët. Kjo vonesë erdhi pasi Hamas tha se kishte një vonesë “teknike” në dorëzimin e emrave të tre pengjeve, të cilët do të liroheshin të dielën.

Ndërkohë ka nisur vendosja e mijëra policëve në të gjithë Rripin e Gazës, sipas planit qeveritar, për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Kjo u bë e ditur nga zyra e informacionit të Hamasit, raportojnë mediat izraelite.

Sulmet izraelite pas kohës së fillimit të armëpushimit të planifikuar fillimisht në orën 8:30 të mëngjesit, vranë të paktën tetë palestinezë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha më herët se armëpushimi i shumëpritur nuk do të fillonte derisa Hamas të publikojë listën e pengjeve. Pavarësisht vonesave, edhe Hamas publikoi tre pengje, të cilat do të lirohen, sipas marrëveshjes.

Marrëveshja e armëpushimit parashikon dhënien fund të luftës 15 mujore dhe lirimin e pothuajse 100 pengjeve, që u morën gjatë sulmit të Hamas në Izrael më 7 tetor 2023.

123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Janar, 2025 11:34
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
123

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!