Një ngjarje e rrallë dhe me simbolikë të thellë ka ndodhur të premten në Gazë, ku udhëheqësit më të lartë të kishave në Jerusalem kanë hyrë në territorin e rrethuar për një vizitë solidariteti, një ditë pas sulmit izraelit ndaj kishës së vetme katolike, që la pas vetes tre viktima dhe disa të plagosur.
Delegacioni përfshinte Patriarkun latin Pierbattista Pizzaballa dhe Patriarkun greko-ortodoks Teofili III, të cilët vizituan kishën e Familjes së Shenjtë dhe u takuan me komunitetin lokal për të shprehur ngushëllime dhe mbështetje.
Vizita u shoqërua me një aksion humanitar prej 500 tonësh ndihma, përfshirë ushqime, pajisje mjekësore dhe ndihma të shpejta për banorët e Gazës.
Në të njëjtën ditë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi një telefonatë me Papën Leone XIV, duke e ftuar zyrtarisht për një vizitë në Izrael dhe duke e informuar për negociatat e avancuara për lirimin e pengjeve që mbahen në Gazë.
Vizita e udhëheqësve fetarë është cilësuar si një mesazh i fuqishëm uniteti dhe paqeje, në një kohë kur tensionet dhe dhuna kanë prekur edhe vendet e shenjta.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Korrik, 2025 23:32
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.