Kallas: Sanksione të reja ndaj Rusisë, Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 12:21

Kallas: Sanksione të reja ndaj Rusisë, Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer

Kryediplomatja e Bashkimit Europian, Kaja Kallas, në një prononcim për mediat ndërkombëtare nga Samiti Politik Europian në Tiranë, foli për sfidat kryesore të momentit në arenën ndërkombëtare dhe për perspektivën evropiane të rajonit.

E pyetur për situatën në Ukrainë, Kallas deklaroi se BE po përgatit një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, për shkak të agresionit të vazhdueshëm:
“Po mendojmë për paketën tjetër. Kemi një udhërrëfyes që e kemi propozuar javën e kaluar, sepse është tejet e rëndësishme për të vazhduar këtë luftë. Duhet të jemi të bashkuar sepse Rusia nuk do paqe,” tha ajo, duke shtuar se presioni ndaj Moskës duhet të vijojë me të gjitha mjetet në dispozicion.

Kallas komentoi gjithashtu edhe dialogun Kosovë–Serbi, duke theksuar se BE-ja ka emëruar një përfaqësues të ri të posaçëm dhe se pret përparim drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në lidhje me aspiratën evropiane të Shqipërisë dhe objektivin për anëtarësim në BE në vitin 2030, ajo u shpreh optimiste:
“Shqipëria ka bërë progres të shkëlqyer për reformat. Tani është koha që edhe Europa të marrë hapat e duhur për zgjerimin,” tha Kallas, duke nënvizuar se ka ardhur momenti politik për një përparim konkret në këtë proces.

Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur në Tiranë po zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga 47 vende dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare. Flaka Media

124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 16 Maj, 2025 12:21
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!