Kërkohet hetim për zgjedhjen e rektorit të UEJL-së! Kush qënddron pas iniciativës për reforma në UEJL?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Nëntor, 2026 11:57

Kërkohet hetim për zgjedhjen e rektorit të UEJL-së! Kush qënddron pas iniciativës për reforma në UEJL?

Një iniciativë që prezantohet si “Iniciativa për reforma në UEJL” pretendon se ka paraqitur parashtresë në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, duke kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së zgjedhjes së rektorit Sadudin Ibraimi. Në materialin e dërguar në adresën elektronike të redaksisë Flaka ngrihen dy çështje: përmbushja e kriterit të njohjes së gjuhës angleze dhe një konflikt i mundshëm interesi në procesin e votimit.

Në adresën elektronike të redaksisë Flaka ka arritur një material i nënshkruar nga “Iniciativa për reforma në UEJL”, në të cilin kërkohet verifikim institucional i procedurës së zgjedhjes së rektorit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Sadudin Ibraimi.

Sipas pretendimeve të paraqitura në material, një grup personash nga personeli akademik dhe administrativ i universitetit ka kërkuar nga institucionet kompetente të shqyrtojnë nëse kandidati i zgjedhur i ka përmbushur të gjitha kriteret e konkursit dhe nëse gjatë procedurës ka pasur konflikt interesi.

Dyshimet për kriterin e gjuhës angleze

Njëra nga çështjet që kërkohet të verifikohet lidhet me njohjen e gjuhës angleze.

Në material pretendohet se në aplikimin e datës 3 prill 2025, Sadudin Ibraimi e ka deklaruar njohjen e gjuhës angleze në nivel fillestar, të shënuar si “beginner”, ndërsa konkursi për zgjedhjen e rektorit, sipas iniciativës, kërkonte njohje solide të kësaj gjuhe.

“Kërkohet të verifikohet se si është konstatuar përmbushja e këtij kriteri të detyrueshëm”, thuhet në materialin e dërguar në redaksinë Flaka.

Pretendime për konflikt të mundshëm interesi

Çështja e dytë ka të bëjë me një lidhje familjare të pretenduar ndërmjet rektorit Sadudin Ibraimi dhe Veli Krecit, anëtar i organeve universitare.

Sipas materialit, të dy janë kushërinj të parë, ndërsa Kreci ka marrë pjesë në votimin e Senatit për tri nga katër kandidaturat për rektor.

Në të njëjtin material pretendohet se në një fazë të mëvonshme të procedurës, gjatë vendimmarrjes në Bordin e Universitetit, Kreci është përjashtuar nga votimi nga presidenti i Bordit, pikërisht për shkak të konfliktit të interesit me kandidatin Ibraimi.

“Iniciativa” shtron pyetjen: “Pse lidhja familjare mes tyre është marrë parasysh në Bord, por jo edhe në Senat?”

Në parashtresën e pretenduar kërkohet këqyrja e dokumentacionit origjinal, procesverbaleve dhe rezultateve të votimit, si dhe vlerësimi i përputhshmërisë së procedurës me dispozitat ligjore për konfliktin e interesit dhe kriteret e konkursit.

Pretendimet presin verifikim institucional

Në përfundim të materialit, nisma kërkon që Inspektorati Shtetëror i Arsimit dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të verifikojnë pretendimet dhe, nëse konstatohen shkelje, të ndërmarrin masat përkatëse ligjore.

Redaksia Flaka thekson se deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka arritur të konfirmojë në mënyrë të pavarur identitetin e personave që qëndrojnë pas “Iniciativës për reforma në UEJL”, autenticitetin e komunikimit elektronik dhe dokumentacionit të bashkëngjitur, si dhe nëse parashtresa është pranuar zyrtarisht nga institucionet e përmendura.

Po ashtu, pretendimet e paraqitura në material nuk përbëjnë fakte të vërtetuara dhe nuk nënkuptojnë se janë konstatuar shkelje ligjore nga ana e rektorit apo e ndonjë anëtari të organeve universitare.

Flaka do të kërkojë qëndrim nga UEJL-ja, rektori Sadudin Ibraimi dhe institucionet kompetente, duke publikuar edhe përgjigjet e tyre në interes të informimit të drejtë dhe të plotë të publikut.

2

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Nëntor, 2026 11:57
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
2

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë