Këshilli i Komunës së Gostivarit miraton raportet financiare: ndërmarrjet publike e mbyllën vitin me fitim

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2026 22:24

Këshilli i Komunës së Gostivarit miraton raportet financiare: ndërmarrjet publike e mbyllën vitin me fitim

Seanca e gjashtë e Këshillit të Komunës së Gostivarit u karakterizua nga prezantimi i raporteve pozitive financiare të ndërmarrjeve publike lokale. Sipas llogarive përfundimtare për vitin e kaluar, të gjitha ndërmarrjet nën kompetencën e Komunës së Gostivarit kanë realizuar fitim gjatë vitit 2025, gjë që u theksua si një rast i rrallë në funksionimin e vetëqeverisjes lokale.

Fitimin më të madh në vlerë absolute e ka shënuar NP Komunalec Gostivar. Nga të ardhurat totale prej rreth 230 milionë denarësh, ndërmarrja ka arritur ta përmbyllë vitin me një fitim neto prej 19 milionë denarësh.

Një vit të suksesshëm ka pasur edhe NP Parkingjet e Qytetit dhe Gjelbërimi Gostivar. Me të ardhura totale prej afro 33 milionë denarësh, kjo ndërmarrje ka realizuar fitim prej 5,1 milionë denarësh. Nga drejtoria u bë e ditur se për këtë vit planifikohet një program i ri punësimi, si dhe investim për blerjen e një automjeti special “merimangë” (pajak) për nevojat e qytetit.

Bilanc pozitiv ka shënuar edhe NP Rinia Gostivar, ndërmarrja që menaxhon objektet sportive. Me qarkullim total prej rreth 6 milionë denarësh, gjatë vitit të kaluar ajo ka realizuar fitim prej rreth 230 mijë denarësh, ndërsa pjesa më e madhe e të ardhurave është siguruar nga pagesa e parkingut pranë sallës sportive.

Në të njëjtën seancë, këshilltarët dhanë edhe mbështetje unanime për sportin dhe sektorin civil. Përveç shqyrtimit të buxhetit dhe llogarive përfundimtare, u miratua ndarja e mjeteve financiare për disa klube sportive dhe shoqata:

  • ZHKK Gostivar (Klubi i Basketbollit për Femra) – 1.000.000 denarë
  • KK Gostivar 2400.000 denarë
  • FK Proleter Gostivar300.000 denarë
  • Snow Sport Club Gostivar300.000 denarë
  • Akademia e Futbollit Talenti150.000 denarë

Gjithashtu, komuna do të ndajë mjete edhe për sektorin civil. Asociacioni për Integrimin e Romëve “Mesecina” – Gostivar do të përfitojë 150.000 denarë për realizimin e aktiviteteve të saj.

Vendimet e miratuara në këtë seancë synojnë të mbështesin zhvillimin e sportit lokal dhe të forcojnë aktivitetin e organizatave qytetare në komunë. Gazeta Flaka

56
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 13 Mars, 2026 22:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
56
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?