KF Kumanova në zi për futbollistin e ri Agan Asani që vdiq në aksident tragjik!

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2026 18:20

KF Kumanova në zi për futbollistin e ri Agan Asani që vdiq në aksident tragjik!

Një tragjedi e rëndë ka goditur Kumanovën dhe komunitetin sportiv shqiptar, pasi ka ndërruar jetë 13-vjeçari Agan Asani nga fshati Çerkez i Kumanovës, futbollist i ri i talentuar, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë të ditur edhe trajneri i tij, Ismet Zeqriri, përmes një mesazhi prekës, ku shprehu dhimbjen e madhe të klubit dhe bashkëlojtarëve për humbjen e futbollistit të ri.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë 13-vjeçar, Agan Asani. Humbja e tij na ka prekur thellë si klub, duke lënë dhimbje të madhe te bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë familja e KF Kumanova. Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Asani, të afërmve dhe miqve. Kujtimi për Aganin do të mbetet gjithmonë në zemrat tona. U prehtë në paqe”, thuhet në reagim.

Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur më 28 maj 2026, rreth orës 21:10, në rrugën rajonale Kumanovë–Shkup, në fshatin Çerkez.

“Në aksident janë përfshirë një automjet pasagjerësh ‘Mercedes’ me targa të Kumanovës, i drejtuar nga F.S. (24) nga Kumanova dhe një trotinet elektrik i drejtuar nga një i mitur 13-vjeçar nga fshati Çerkez. Pas aksidentit, i mituri është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”, njoftuan nga MPB.

Autoritetet bëjnë të ditur se shoferi i automjetit është privuar nga liria vetëm pak minuta pas aksidentit, ndërsa prokurori publik dhe ekipet hetimore kanë kryer ekspertizën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.

Vdekja e Agan Asanit ka shkaktuar pikëllim të madh te familjarët, shokët, bashkëlojtarët dhe komuniteti lokal, duke rikthyer sërish debatin për sigurinë në trafik dhe përdorimin e trotineteve elektrike nga të miturit. Gazeta Flaka

29

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2026 18:20
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
29

„Duke pasur parasysh protestat në shtetet e rajonit dhe të botës, a mendoni se edhe Maqedonia e Veriut do të përfshihet në këtë valë të protestave sociale?“