Konferencë “Bloomberg Adria”, sfidat e digjitalizimit dhe robotizimit në ekonomi

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:35

Konferencë “Bloomberg Adria”, sfidat e digjitalizimit dhe robotizimit në ekonomi

Në Shkup u mbajt konferenca e parë vjetore “Bloomberg Adria” kushtuar potencialit ekonomik dhe mundësive zhvillimore për Maqedoninë e Veriut. Si funksion biznesi në kohë të krizave globale, çfarë ndryshimesh i nevojiten ekonomisë për një rritje më të mirë, a ndiqen trendet botërore dhe sa kompanitë e vendit janë të përditësuara me teknologjitë e reja, ishin ndër temat kryesore të cilat u diskutuan në konferencë. 

““Bloomerg Adria” ekziston në pesë shtete, ndërsa Maqedonia për ne paraqet një treg shumë të rëndësishëm dhe shpresojmë se do të arrijmë shumë suksese ekonomike bashkërisht.”, – thanë nga “Bloomberg Adria”. 

“Ne si kompani investojmë në teknologji të reja ku tashmë në dy linjat e prodhimtarisë së pecetave të lagura, fazën e finale e kemi robotizuar, ndërsa përveç kësaj ne vazhdimisht po punojmë edhe në zbatimin e shumë softverave tjerë, të cilët i përkojnë teknologjisë së re.”, – deklaroi drejtori i Kompanisë farmaceutike, Zhivko Mukaetov.

“Një pjesë e madhe e linjave të prodhimtarisë aty ku në lejohet dhe mund të  zvogëlojmë faktorin rrezik të njeriut, e kemi automatizuar, dhe kështu ndodh edhe me linjat tjera ku veç më jemi duke punuar për t’i automatizuar.”, – theksoi drejtoresha e Kompanisë metalurgjike, Marija Dukovska. 

Mickoski: Zhvillim përmes investimeve kapitale

Pjesa e dytë e diskutimit iu kushtua qasjes deri tek fondet që mbështesin zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku përmes mjeteve të siguruara nga buxheti dhe kredive të huaja pritet të ndihmohet dhe të rritet zhvillimi ekonomik. Në këtë drejtim përfaqësuesit e ekzekutivit thonë se qëllimi i kësaj qeverie është që përmes investimeve kapitale dhe ndihmës financiare të kompanive vendore të rritet prodhimtaria vendore dhe njëherit të rriten të ardhurat e në arkën e shtetit. 

“Me shumë kujdes planifikojmë t’i shpenzojmë mjetet që fitojmë në buxhetin qendror, por edhe ato që i huazojmë. Do t’i shpenzojmë vetëm në drejtim të investimeve, jo në konsumin publik. Dhe për këtë arsye thamë se prej atyre gjysmë miliard euro, të cilët kanë arritur në xhirollogarinë e Bankës Popullore, gjysma do të dedikohen për kreditë për kompanitë, ku aktualisht jemi duke biseduar me bankat se si do të funksionojë ky proces, ndërsa gjysma tjetër e mjeteve është për investime kapitale.”,  u shpreh kryeministri, Hristijan Mickoski.

Deri në këto momente, Qeveria dhe sektori bankar nuk janë dakorduar për kushtet për realizimin e këtyre mjeteve, pasi që bisedimet me bankat shkojnë pak vështirë, bëri të ditur Mickoski. Në konferencën “Bloomberg Adria” morën pjesë shumë afaristë nga vendi dhe rajoni. Investime kapitale parashikojnë ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, nga ku pritet që të hyrat nga këto investime kapitale të gjenerojnë rritje ekonomike dhe zhvillim më të madh ekonomik. 

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 29 Tetor, 2024 19:35
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?