Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për hapjen e përkohshme (sezonal) të Pikës së Kalimit Kufitar Strazimir, që lidh Republikën e Kosovës (RKS) me Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV).
Pika do të jetë funksionale nga 25 korrik deri më 25 shtator 2025, duke lehtësuar lëvizjen për qytetarët dhe vizitorët gjatë sezonit veror.
Sipas vendimit zyrtar, pika kufitare hapet për:
- Aktivitete kulturore
- Manifestime shkencore dhe profesionale
- Evente sportive
- Turizëm dhe qarkullim sezonal
Ky vendim synon të përmirësojë qasjen ndërkufitare, të stimulojë bashkëpunimin rajonal dhe të mbështesë zhvillimin lokal në zonat përreth Strazimirit dhe Restelicës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Korrik, 2025 21:52
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes
Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali.
Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht.
Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve.
Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media.
Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media.
Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.