Krasniqit i hiqet kollarja para se të futet në sallë, reagon avokatja e tij

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:31

Krasniqit i hiqet kollarja para se të futet në sallë, reagon avokatja e tij

Jakup Krasniqi nuk është lejuar të futet në sallën e gjykimit të Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë i veshur siç kishte planifikuar.

Sigurimi e ka detyruar atë ta heqë kollaren, siç ka bërë të ditur në krye të seancës Venkateswari Alagendra, avokatja e Krasniqit.

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, a mund të dimë pse ia kanë hequr??” ka pyetur Alagendra teksa kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk e ka haberin” dhe se do të interesohet për këtë çështje, njofton Klankosova.tv.

Më tej, mbrojtësja e tij ka bërë të ditur se Krasniqi e ka vënë edhe më herët të njëjtën kollare në sallën e gjykimit prandaj është e pakuptueshme arsyeja e mos-lejimit të hyrjes në DhSK me të njëjtën veshje.

Dihet se gjerë më sot, Krasniqi është shfaqur në Speciale me një kollare kuq e zi dhe me shqiponja, të cilën me raste e pati vënë edhe Nasim Haradinaj.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Korrik, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?