Krimi kërkon ndëshkim shembullor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 20:34

Krimi kërkon ndëshkim shembullor

Nga Artur Ajazi

Vera e sivjetshme ishte e mbushur me akte të shumta kriminale. Nga zjarrvëniet, tek plagosjet dhe vrasjet gjakftohta në rrugë, lokale, zona të banuara, plazhe etj. Krimi duket sikur ka pushtuar qytetet dhe fshatrat, zonat turistike dhe ato malore. Çdo ditë dëgjohen dhe raportohen krime të llojeve të ndryshme, akte të rënda që kanë lidhje me pronën, familjen, fyerjet e çastit, inatet e vjetra dhe shkaqe të tjera banale. Trupa e Policisë së Shtetit, herë del me njoftime specifike, herë me deklarata që dënojnë median për “sajesa të rrezikshme që dëmtojnë hetimin e krimit të ndodhur”, pastaj nis betejën e shkresave me organet e hetimit.

Nga ana e saj Prokuroria, vepron sikur të ishte autonome, dhe e pavarur nga puna e uniformave blu. Një mish-mash, që pastaj edhe gjykatat nuk janë në gjendje ta ndajnë ligjërisht fajtorin nga viktima. Ku po shkojmë me këto krime, me këtë valë dhe numër krimesh që po trondisin opinionin ?  E vetmja mbetet media, ajo që njofton në kohë reale qytetarët mbi aktet kriminale, aksidentet, vrasjet, plagosjet, sherret mes lagjeve dhe qyteteve, mes të rinjve dhe adoleshentëve.

Ashtu siç është e vetmja policia që vjen e fundit, mbledh gëzhojat, nis hetimin çika-çika, dërgon në Prokurori  faktet e mbledhura , dhe kaq. Por pa mbushur 24 orë nga krimi i mëparshëm, ja plas koburja në Velipojë, në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Bulqizë etj. Qytetarët pyesin, ruhen, bëjnë komente dhe vlerësime. Ata duan nga Policia e Shtetit, të jetë e kudogjendur, të jetë më efikase, më e gatshme të ndeshet me kriminelët, me “të fortët” që ecin me 180 km-orë mes qyteteve, madje dhe autostradave, kërkojnë që në pallatin, lagjen dhe qytetin e tyre të identifikohen nga policët e zonave elementët kriminalë, dhe të arrestohen. Por fatkeqsisht ndodh shpesh e kundërta. Polici i paguar nga taksat tona, e ka më të lehtë të gjobisë, ndalojë dhe arrestojë ndonjë  qytetar të thjeshtë, se një “të fortë”.

Ka akoma dhe sot në komisariatet e vendit, apo dhe prokurorira, policë  dhe prokurorë të korruptuar, të lidhur me bandat kriminale, me trafikantët, që sabotojnë aksionet e Policisë Shtetit, që marrin rroga nga kriminalët. Ky është skandal. Policia e Shtetit, KLP, SPAK-u, duhet të ndalen dhe godasin  pa mëshirë, elementë të tillë që marrin rrogë në shtet, dhe paguhen edhe nga krimi.

Qytetarët duan qetësinë, sigurinë në rrugë dhe shkolla, pasi ndjehen të frikësuar. Kriminali del në rrugë, lokale, qendra qytetesh, dhe shkreh kallashin apo koburen ndaj “hasmit tij”, pa pyetur se aty ka, dhe kalojnë burra, gra, dhe fëmijë të pafajshëm. Koha nuk pret. Policia e Shtetit duhet të vetëpastrohet, dhe të nisë goditjen fatale ndaj krimit, ndryshe do të ndjehet e gjunjëzuar para tij.

90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Gusht, 2024 20:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?