Kurti në pritjen e xhudistëve: U jemi mirënjohës përjetësisht

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 22:53

Kurti në pritjen e xhudistëve: U jemi mirënjohës përjetësisht

Ministria e Kulturës ka organizuar sot pritje shtetërore për nder të kampionëve dhe ekipit olimpik të cilët kanë përfaqësuar Kosovën në Lojërat Olimpike në Paris 2024.

Për t’i pritur kampionët në sheshin “Xhorxh Bush”, kishin dalur edhe qytetarë.

Aty u tha se këta sportistë shënuan histori.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot Kosova është me një ekip të shkëlqyer kampionësh.

Ronaldo reagon pasi Al Nassri shkarkoi Garcian

Sipas tij, në Lojërat Olimpike në Paris secili sportist i yni ka arritur ta thyejë së paku një rekord për vete.

“Sot këtu para jush jemi me një ekip të shkëlqyer kampionësh, me një ekip që na bën krenar anë e mbanë botës kudo që shkon, nga Rio në Tokio e nga Toki në Paris.Kësaj radhë prijese të suksesit tonë sportiv në Olimpiadën e Parisit ishin dy xhudistët tona Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu…Me shumë punë edhe më me shumë disiplinë dhe gjithnjë me përkushtim ekipi jonë i xhudos arrit që ta mbajë traditën tonë si shtet për të fituar medalje olimpike në secilën olimpiadë që kemi marrë pjesë deri më tani…E në këto Lojërat Olimpike në Paris gati se secili sportist i yni ka arritur ta thyejë së paku një rekord për vete. Distria është sportistja jonë e parë që arrin të ketë dy medalje olimpike, një të artë dhe një të argjendtë…Nora sportistja e parë e Kosovës që shënon pjesëmarrje të trefishtë në Lojëra Olimpike në Rio, në Tokio dhe në Paris”, ka thënë Kurti.

Kurse, trajneri i xhudos Driton Kuka, ka deklaruar se për të tretën herë me radhë nga Lojërat Olimpike po kthehen me medalje.

Ndërsa, xhudistja e cila fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Paris, Distria Krasniqi, tha se është krenare që ka sjellë medalje në Kosovë.

E, xhudistja Laura Fazliu, e cila i solli Kosovës medaljen e bronztë deklaroi se ndihet krenare për medaljen e fituar.

Ekipi olimpik i Kosovës u kthye në vend me dy medalje olimpike nga nëntë të mundshme nga Lojërat Olimpike.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë, kurse Laura Fazliu të bronztën.

Kosova shkoi në Paris me nëntë atletë në sporte të ndryshme si, xhudo, not, atletikë dhe boks.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 6 Gusht, 2024 22:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?