Kush qëndron pas largimit të Arben Fetait nga VLEN – Albin Kurti që e braktisi dikur, apo Ziadin Sela?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2026 15:02 Përditësuar

Kush qëndron pas largimit të Arben Fetait nga VLEN – Albin Kurti që e braktisi dikur, apo Ziadin Sela?

Koment Flaka

Krijohet dilema: A kërkoi Albin Kurti përjashtimin e Arben Fetait nga VLEN, apo ishte Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela që vendosi kusht për një rikthim të mundshëm të kabinetit qeveritar – por pa atë që, sipas tyre, e kishte braktisur më herët partinë, Arben Fetain?

Kjo pyetje hap debat të gjerë politik, pasi pozita dhe e ardhmja e Fetait duket e pasigurt. Ai është sulmuar ashpër nga zëdhënësi i ASH-së, Arben Zeqiri, i cili e akuzon për përçarje brenda partisë dhe për tentativë për të eliminuar anëtarët e tjerë.

Se fundmi, situata bëhet edhe më komplekse me lëvizjen e deputetit Ilir Demiri, i cili deri dje ishte anëtar i Aleanca për Shqiptarët së Ziadin Selës. Ai ka kaluar te ASH-ja qeveritare dhe po flitet si një nga kandidatët potencialë për nënkryetar të VLEN, në rast se ky koalicion transformohet në parti politike të vetme.

Duket se prapaskena politike mund të lidhet pikërisht me këtë lëvizje: përmes Ilir Demirit, ASH-ja e Ziadin Selës mund të hapë derën për hyrje të mëtejshme në qeveri, duke shfrytëzuar situatën dhe duke riorganizuar influencat brenda VLEN-it, ndërsa pozita e Arben Fetait mbetet e paqartë dhe e cenueshme.

Karriera e Fetait është një rrugë e ndërlikuar politike: nga Vetëvendosja në PSD, më pas te Aleanca për Shqiptarët dhe pastaj brenda VLEN-it, ai ka lëvizur mes fraksioneve pa u zgjedhur kurrë drejtpërdrejt nga qytetarët, duke mbajtur poste të larta përmes emërimeve politike. Pikërisht problemet e më hershme të Fetait me Kurtin, mund të jetë arsyja e largimit te Fetait nga VLEN-i, nisur nga fakti qe Albin Kurti ka rol vendimtar në zhvillimet e brendshme të VLEN-it, si nxitës dhe themeltar i krijimit të koalicionot.

Pikërisht ky fakt e bën të vështirë për të të gjejë një vend stabil politik: as në VLEN nuk e pranojnë, as në ASH-ja nuk i falin pas largimit të mëparshëm. Pyetja mbetet: a do të gjejë Fetai një “vend” ku të bëjë vendin e tij, apo do të mbetet jashtë skenës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut? Gazeta Flaka

66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 11 Mars, 2026 15:02 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
66
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?