Limani: Buxheti i Gostivarit do të arrijë 27 milion euro, më i madhi deri tani!
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në DailyClick në TV21, deklaroi se me 30 dhjetor Këshilli Komunal i Gostivarit, e ka seancën kur do të shqyrtohet Buxheti Komunal për vitin 2025.
Sipas tij, Buxheti Komunal për vitin 2025 është 25 milion euro dhe do të jetë buxheti më i madh që e ka pasur deri më tani Komuna e Gostivarit.
“Ky buxhet i cili premton zhvillim lokal dhe premton projekte tjera të cilat kanë të bëjnë me arsimin dhe ambientin jetësor por edhe disa masa tjera të cilat do t’i propozoj për herë të parë. Siç është 6.000 denarë për çdo fëmijë të lindur në komunën e Gostivarit, gjithashtu do të ketë ndihmë për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në klasën e parë, do të ketë subvencione për inverter dhe biçikleta. Në projektin e Buxhetit për vitin 2025 dhe do të ketë masa tjera të cilat do të ndihmojnë dukshëm në Komunën tonë”, nënvizoi Limani.
Ai shtoi gjithashtu se Komuna e Gostivarit ka paraparë ndarje të buxhetit edhe për Akademinë shqiptare.
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, në një intervistë për DailyClick në TV21, në lidhje me deponinë Rusino, ka thënë se kemi kompani të cilat janë të interesuara për të investuar në një fabrikë reciklimi.
“Një ekip nga Turqia ishin javën e kaluar, kemi pasur edhe kompani nga Austria dhe Italia. Ne do të kërkojmë projekte konkrete nga këta kompani në lidhje me Deponinë Rusino. Interesimi ynë është që të filloj dhe të mbarojë sa më shpejt projekti që të kemi zgjidhje të shpejtë dhe afatgjate. Ministri i Ambientit Jetësor, Izet Mexhiti gjatë vizitës së tij në Gostivar, e vizituam bashkërisht edhe deponin Rusino, tek ai pash që ka interesim serioz dhe do merren hapa konkrete për zgjidhjen këtij problemi”, tha Limani.
Ai bëri të ditur se Komuna e Gostivarit obligimet që i ka pasur ndaj kësaj ndërmarrjeje i ka shlyer dhe shtoi se është NP “Komunalec” e cila i detyrohet rreth 6 milionë denarë deponisë Rusino.
















