Londra dhe Uashingtoni në një linjë: Hormuzi duhet të rihapet sa më shpejt
Një telefonatë 20-minutëshe mes Keir Starmer dhe Donald Trump ka rikthyer në fokus një nga pikat më të ndjeshme të globit për ekonominë botërore – Ngushtica e Hormuzit.
Sipas raportimeve nga Downing Street, biseda u zhvillua në një frymë “konstruktive”, me theks të veçantë te situata në Lindjen e Mesme dhe ndikimi i saj në tregjet ndërkombëtare. Të dy liderët u pajtuan se rihapja e Ngushticës së Hormuzit është thelbësore për rifillimin normal të transportit global të energjisë dhe për stabilitetin e çmimeve.
Kjo ngushticë, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e naftës botërore, konsiderohet si një arterie jetike për ekonominë globale. Çdo pengesë në këtë rrugë reflektohet menjëherë në tregjet e energjisë dhe në çmimet që prekin drejtpërdrejt qytetarët në mbarë botën.
Zëdhënësi i qeverisë britanike bëri të ditur se Starmer dhe Trump ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm dhe të zhvillojnë bisedime të tjera së shpejti, duke lënë të kuptohet se koordinimi mes aleatëve perëndimorë po intensifikohet në një moment të ndjeshëm për sigurinë dhe ekonominë globale. Gazeta Flaka
















