LSDM u bën thirrje organeve hetimore, në radhë të parë Prokurorisë, të hetojnë se si dhe pse janë lejuar 40 vetura të kalojnë nëpër disa pika të pagesës rrugore, pa paguar fare.
Pasi opozita e publikoi këtë rast dje, sot përmes një komunikate e akuzojnë Koce Trajanovskin se ka tentuar ta mbrojë shefin e pikave pagesore, Vanço Milevski. Nga LSDM thonë se udhëheqësi Milevski është kapur në keqpërdorim klasik të pozitës zyrtare dhe ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepër penale. LSDM e akuzon Trajanovskin edhe për mbrojtjen e Milevskit, dhe i bën thirrje Prokurorisë që të ndërhyjë edhe në këtë pjesë, sepse siç pretendojnë ata, “në të kundërtën Trajanovski bëhet pjesëmarrës në vepër penale”. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
29 Tetor, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.