Mbyllet USAID: Fund një epoke ndihme amerikane – 900 milionë dollarë investime në Maqedoni

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 21:50

Mbyllet USAID: Fund një epoke ndihme amerikane – 900 milionë dollarë investime në Maqedoni

Nga kjo e martë, 1 korrik 2025, merr fund zyrtarisht misioni i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), një nga institucionet më të rëndësishme të ndihmës së jashtme në botë. Lajmi u konfirmua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i cili njoftoi ndryshime të thella në mënyrën se si Shtetet e Bashkuara do të administrojnë ndihmën ndërkombëtare në të ardhmen.

“USAID nuk i ka përmbushur standardet për të avancuar interesat e Amerikës. Nga 1 korriku, ajo do të ndalojë së zbatuari ndihmën e huaj,” deklaroi Rubio në një njoftim zyrtar të Departamentit të Shtetit. Ai shtoi se programet e ndihmës së huaj do të kalojnë nën drejtimin e plotë të Departamentit të Shtetit (DASH) për t’u administruar me më shumë llogaridhënie, efikasitet dhe qasje strategjike.

Rubio e kritikoi ashpër funksionimin e USAID-it ndër vite, duke e akuzuar për shpërndarje fondesh “në grupe anti-amerikane” dhe për qasje më shumë humanitare sesa strategjike, në kundërshtim me interesat gjeopolitike të SHBA-ve.

USAID ka pasur një rol kyç në zhvillimin institucional, ekonomik dhe qytetar në Ballkan, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, ku ka investuar rreth 900 milionë dollarë gjatë 30 viteve të fundit.

Në fillim të këtij viti, ish-i dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, publikoi të dhëna që tregonin se vetëm në periudhën 2020–2024, organizatat e shoqërisë civile në Ballkan kishin përfituar 1.7 miliardë dollarë nga fondet e USAID-it.

Në Maqedoninë e Veriut, ky vendim është pritur me shqetësim nga shumë aktorë civilë, ndërsa ka shkaktuar reagime të forta dhe ndarje politike, sidomos për shkak të mbështetjes që USAID ka ofruar për organizatat që merren me demokracinë, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe përfshirjen e të rinjve në vendimmarrje.

Më 7 qershor, Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, priti në një takim lamtumire përfaqësuesen e USAID-it në vend, Jerry Dibble, në prani të Ambasadores së SHBA-ve, Angela Aggeler. Ambasadorja shprehu zhgënjimin e saj për mbylljen e zyrës së USAID-it, duke vënë në dukje rolin pozitiv që ka pasur agjencia në mbështetjen e reformave dhe zhvillimit demokratik.

Themeluar në vitin 1961 nga Presidenti John F. Kennedy, USAID ishte agjencia që bashkoi nën një ombrellë të vetme programet e ndihmës së huaj amerikane. Ajo u krijua me mision për të ndihmuar vendet në zhvillim, të përforcojë qeverisjen demokratike dhe të avancojë interesat amerikane nëpër botë.

Tani, me mbylljen e saj zyrtare, përfundojnë mbi 60 vite punë në terren, ndërsa politika e ndihmës së jashtme e SHBA-ve hyn në një fazë të re, më të centralizuar dhe të kontrolluar nga Departamenti i Shtetit.

Kjo lëvizje shihet nga administrata si përgjigje ndaj modeleve alternative të ndikimit, si ai i Kinës dhe Rusisë, të cilat përdorin ndihmën si mjet gjeopolitik, ndërsa SHBA-të synojnë të rikthejnë drejtimin dhe interesin në partneritete strategjike, nën një kontroll më të fortë diplomatik.

124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 21:50
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
124

Alta Banka në Maqedoninë e Veriut: Kush mban përgjegjësi për lejimin dhe avancimin e aktivitetit të saj?

Duke pasur parasysh dokumentet e viteve 2023 dhe 2025 që lidhen me aksionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Alta Bankën në Beograd dhe ofertën për blerjen e aksioneve të institucioneve publike, sipas jush, cila qeverisje mban përgjegjësinë politike për ardhjen dhe avancimin e Alta Bankës në tregun e Maqedonisë së Veriut?

Voto dhe shpreh qëndrimin tënd!