Meta lançon abonimet “Plus” për Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Maj, 2026 21:57

Meta lançon abonimet “Plus” për Facebook, Instagram dhe WhatsApp

Meta Platforms ka njoftuar lansimin global të planeve të reja të abonimit për platformat e saj Facebook, Instagram dhe WhatsApp, duke sjellë një model të ri shërbimesh me pagesë për përdoruesit.

Sipas njoftimit, abonimet “Plus” do të ofrojnë funksione shtesë dhe ekskluzive për përdoruesit, krijuesit e përmbajtjes dhe bizneset. Meta ka bërë të ditur gjithashtu se plane të reja të bazuara në Meta AI pritet të lansohen në të ardhmen.

Çmimet e abonimeve janë vendosur në:

  • Facebook Plus dhe Instagram Plus: 3.99 dollarë në muaj
  • WhatsApp Plus: 2.99 dollarë në muaj

Kompania thekson se këto plane nuk e zëvendësojnë shërbimin “Meta Verified”, por do të ekzistojnë paralelisht me të.

Përdoruesit e abonimeve do të kenë akses në veçori të avancuara si analiza më të detajuara të Stories, opsione të zgjeruara për audiencën, shikim paraprak të Stories para publikimit, si dhe mundësi për të postuar përmbajtje pa u shfaqur në feed-in e ndjekësve.

Gjithashtu, abonimet sjellin elemente personalizimi si ikona të aplikacioneve, fonte për bio, reagime të animuara dhe funksione shtesë për organizimin e përmbajtjes.

Në WhatsApp Plus, përdoruesit do të kenë më shumë opsione personalizimi, përfshirë tema të reja, zile të personalizuara dhe menaxhim më të avancuar të bisedave.

Flaka

80
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Maj, 2026 21:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
80
SONDAZHI

Sipas jush, kush meriton të jetë rektor i Universitetit të Tetovës?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?