Mickoski me mesazh provokues nga Pusteci i Shqipërisë, intonohet vetëm himni maqedonas!

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2026 18:29 Përditësuar

Mickoski me mesazh provokues nga Pusteci i Shqipërisë, intonohet vetëm himni maqedonas!

Një tjetër rast i paprecedentë dhe diskriminues është shënuar së fundmi gjatë një aktiviteti zyrtar të kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski në Pustec të Shqipërisë, përcjell Gazeta Flaka.

Gjatë takimit të sotëm të kryeministrit Hristijan Mickoski, me rastin e inaugurimit të obeliskut të dedikuar personave pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, është vënë re se në ceremoni është mbajtur vetëm himni i vendit fqinj, ndërsa nuk është vendosi ai shqiptar, ashtu siç parashikohet nga praktikat dhe protokollet për ngjarje të kësaj natyre.

Po ashtu, në sy ka rënë fakti se fjala e kryeministrit Mickoski, e mbajtur në gjuhën maqedonase, nuk është përkthyer në gjuhën shqipe, duke kufizuar kështu aksesin e plotë të pjesëmarrësve shqipfolës në përmbajtjen e saj.

Mungesa e simbolikës shqiptare është vënë re edhe në aspektin vizual të organizimit. Përgjatë gjithë rrugës hyrëse në fshatin Kallamas, si dhe në pjesën më të madhe të dekorit të vendosur për ceremoninë, kanë munguar flamujt shqiptarë. E vetmja pikë ku janë parë flamuj shqiptarë, krahas dhjetëra flamujve maqedonas, ka qenë zona pranë obeliskut kushtuar pjesëmarrësve në Luftën e Dytë Botërore, ku ndodheshin vetëm dy flamuj shqiptarë.

Në të njëjtën kohë, nga zyra e shtypit të kryeministrit maqedonas u është komunikuar gazetarëve shqiptarë se kryeministri nuk ka qenë i disponueshëm për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

Gjithashtu, ka tërhequr vëmendjen mungesa e fjalës nga kryetari i komunës së Pustecit, Pali Kolefski, i cili ishte i pranishëm në aktivitet. Ndërkohë, sipas protokollit të ndjekur nga organizatorët, një hapësirë e tillë i është lejuar më herët ish-kryetarit të komunës së Pustecit, Edmond Themelko. Gazeta Flaka

90
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Flaka
Botuar nga Flaka 10 Maj, 2026 18:29 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
90
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?