Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitalit modular në Tetovë dhe Llaskarcë të Shkupit

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2025 23:00

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitalit  modular në Tetovë dhe Llaskarcë të Shkupit

Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën e sontme në edicionin qendror të lajmeve në “Tema e Ditës”, deklaroi se do të hapen të gjitha rastet e mëparshme, duke përfshirë spitalin modular dhe aksidentin në Llaskarcë dhe shtoi se do të shkohet deri në fund dhe do të ketë përgjigje për atë që saktësisht ka ndodhur. Siç tha ai, ose do të fitojë Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët.

“Të gjitha këto raste që përmendët, do t’i ndjek nga afër. E di në cilën fazë janë dhe pres që Prokuroria ta zgjerojë hetimin shumë qartë dhe të identifikojë jo vetëm shoferin e autobusit apo drejtuesin e subjektit juridik, por të shohim edhe në cilin qendër testimi është është thënë se ai mjet ishte teknikisht i sigurt, kush e ka lejuar atë qendër të funksionojë ahstu siç ka funksionuar.

Pse në spitalin modular është ndryshuar ministria nga njëra në tjetrën gjatë procesit të prokurimit publik? Pse paska fajin kablloja? Kush e ka bërë projektin dhe a mungojnë ndoshta elemente, atje ku mendoj se mungojnë? Për të gjitha këto do të ketë përgjigje, do të ketë epilog. Nuk do të lëmë asgjë pas dore. Ju thashë, kemi nisur dhe nuk do të ndalemi. Tani do të shkojmë deri në fund.

Ose ata, ose ne. Në jetë ka vetëm dy mundësi, o ai, o ti. Nuk mund të mbijetojnë të dy. Ose do të mbijetojmë ne – Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët. Nuk ka më vend për të dy palët,” tha me vendosmëri Mickoski dhe shtoi:

“Kur vendos të hyj në një betejë, ose unë, ose kundërshtari. Nuk mundet të dy.”

Pas konstatimit të gazetarit se do ta mbajë për fjalë për këtë, kryeministri Mickoski u përgjigj:

“Po, më mbani për fjalë.”

280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2025 23:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
280
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?