Mickoski: Qeveria pret mendimin e Anti-Korrupsionit për rastin e kreut të ASK

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 22:08

Mickoski: Qeveria pret mendimin e Anti-Korrupsionit për rastin e kreut të ASK

Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski ka konfirmuar se kreu i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski posedon certifikatë sigurie për sekrete shtetërore, duke iu përgjigjur kështu akuzave të opozitares LSDM se Hristovski ka biografi të dyshimtë dhe me dokumente të falsifikuara profesionale.

Duke folur për atë nëse certifikata TOEFL për njohjen e gjuhës angleze e marrë në Pllovdiv të Bullgarisë është e falsifikuar ose jo nga Hristovski, kryeministri tha se do të pres mendimin dhe vendimin e komisionit për parandalim të Korrupsionit i cili kujtojmë se ka hapur lëndë për të vërtetuar nëse certifikata e paraqitur nga Hristovski është e falsifikuar.

“Ai posedon certifikatë për siguri dhe sekrete shtetërore. Kurse lidhur me pyetjen se çfarë do të ndërmerr Qeveria, do ta presim mendimin e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit”, deklaroi Mickoski.

Sot mediumet bullgare e cilësuan skandal emërimin e Hristovskit në krye të ASK-së, pasi siç thanë prej atje, Maqedonia e Veriut ende nuk ka kërkuar nga autoritetet bullgare të vërtetojnë certifikatën e falsifikuar të Hristovskit që figuron se e ka marrë në Pllovdiv të Bullgarisë.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Tetor, 2024 22:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?