Mijëra qytetarë “pushtojnë” sonte Beogradin

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 23:38

Mijëra qytetarë “pushtojnë” sonte Beogradin

Mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, këtë të premte, në prag të protestës së madhe antiqeveritare, pavarësisht paralajmërimeve zyrtare se mund të ketë dhunë.

Studentëve iu bashkuan në qendër të Beogradit edhe mjaft qytetarë nga i gjithë vendi, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz të tjerë pritet të mblidhen për tubimin e të shtunës.

Protesta shihet si një kulm i demonstratave disamujore kundër korrupsionit në vend dhe një provë për qeverinë e krahut të djathtë të presidentit Aleksandër Vuçiç, e cila është përballur me pakënaqësi popullore në rritje.

Godinat qeveritare dhe ajo e Parlamentit serb janë blinduar.

Vetë Presidenti serb Vuçiç, në dalje publike për mediat, ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë dhunën dhe ata që prishin qetësinë do të arrestohen e ndëshkohen rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë që të qëndrojnë të qetë. U kërkoj prindërve, pasi kemi shumë indikacione, shumë grupe që paralajmërojnë dhunë, të mos i nxjerrin fëmijët në rrugë nëse nuk duhet. Jo pse kam frikë se mos bëjnë diçka, fare. Këtë po ju kërkoj për ju, sepse nesër do të më luteni për falje. Nuk do të ketë falje, atë gabim të madh e kam bërë një herë. Shteti i Serbisë do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar paqen. Ata që prishin qetësinë do të arrestohen dhe ndëshkohen rëndë”.

Protestuesit kërkojnë përgjegjësi për shembjen e një tende që solli vdekjen e 15 njerëzve në stacionin hekurudhor të Novi Sadi-t muajin Nëntor të vitit të kaluar.

Deri tani kryeministri Veçeviç ka dhënë dorëheqjen, por kërkesa për një qeveri teknike dhe zgjedhje të reja është refuzuar nga Vuçiç.

Përpara protestës mediat pro qeveritare kane transmetuar përgjime të organizatorëve të protestës ku thuhet se ata po mbledhin maska kundër gazit lotsjellës.

Prokuroria e Lartë serbe paralajmëroi organizatorët se ata kanë të drejtën e tubimit paqësor, por dhuna nuk do të tolerohet dhe do të ndiqen penalisht në përputhje me ligjin.

Para nisjes së protestës, Bashkimi Evropian dhe OKB-ja bënë thirrje që të respektohet e drejta për të demonstruar, ndërsa kërkuan që të ruhet qetësia.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 14 Mars, 2025 23:38
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?