Mot me diell në Maqedoninë e Veriut, nga nesër rriten temperaturat, të mërkurën rikthehet shiu
Pas disa ditësh me mot të ndryshueshëm, sot në Maqedoninë e Veriut do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira të pakta deri mesatare lokale.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor, e cila në pjesët perëndimore të vendit herë pas here do të jetë më e fuqishme.
Në Shkup pritet mot kryesisht me diell, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të dobët nga drejtime të ndryshueshme.
Sipas parashikimit meteorologjik, nga nesër do të nisë ngrohja graduale e motit. Nën ndikimin e qarkullimit të masave ajrore nga jugu, temperaturat e ditës do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
Ndryshim i kushteve atmosferike pritet nga e mërkura, kur moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje lokale të herëpashershme të shiut, me intensitet të ndryshëm.
Në ditët në vijim do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga jugu, ndërsa të mërkurën dhe të enjten, në pjesët perëndimore të vendit, herë pas here shpejtësia e saj do të tejkalojë 80 kilometra në orë. Flaka














