Murtezani: Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar do të ishin garanci se nuk do të ketë bllokada të reja

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 19:44

Murtezani: Ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar do të ishin garanci se nuk do të ketë bllokada të reja

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në një deklaratë për TV 21, theksoi se shpreson që deri në dhjetor, e ndoshta edhe më herët, të gjendet zgjidhje për ndryshimet kushtetuese dhe një nga modalitetet është zbatimi me vonesë si garanci se nuk do të ketë bllokime shtesë.

“Shpresoj që, ndoshta edhe para këtij afati, të jetë e mundur të kemi një zgjidhje potenciale që do të zhbllokojë përfundimisht integrimin evropian të RMV-së, por në të njëjtën kohë duke pasur një garanci se rruga jonë drejt BE-së nuk do të bllokohet më gjatë negociatave”, tha Murtezani.

Ministri tha se koalicioni VLEN mbetet parimor në kërkesën e tij për të gjetur një zgjidhje të mundshme për ndryshimet kushtetuese në këtë gjashtëmujor. Sipas tij, askush në Qeveri nuk e konteston nevojën për ndryshime kushtetuese, por janë duke u shqyrtuar mënyrat për të mbrojtur më tej procesin.

Murtezani sqaroi se ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar janë një nga modalitetet që po shqyrtohen dhe ku duhet të merren parasysh protokollet tashmë të nënshkruara me Bullgarinë, të cilat u bënë pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian.

Ai thotë se është i vetëdijshëm për pretendimet e ambasadorit evropian Dejvid Gir se nuk është e mundur të ndryshohet korniza e negociatave dhe për këtë arsye po shqyrtohen modalitete që ta kenë parasysh këtë.

“Ne e dimë këtë fakt, prandaj e kemi tejkaluar këtë si çështje, sepse është qëndrim edhe i 27 vendeve anëtare të BE-së, jo vetëm Bullgarisë. Nuk nënkupton ndryshimin e kornizës së negociatave. Po shqyrtohen modalitetet se si mund të gjejmë zgjidhje, pa rrezikuar kornizën e negociatave, sepse zyrtarisht kemi mesazhe të qarta se nuk mund të ndryshohet”, tha Murtezani.

290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 22 Gusht, 2024 19:44
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
290
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?