“Myftinia e Tetovës në mënyrë të jashtëligjshme ka marrë para nga shitësit nëpër trotuare”

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:18

“Myftinia e Tetovës në mënyrë të jashtëligjshme ka marrë para nga shitësit nëpër trotuare”

Komuna e Tetovës akuzon Myftininë e Tetovës dhe myftiun në largim Qani Nesimi se pa të drejtë dhe pa iu dhënë kuponë fiskal, inkasojnë nga shitësit qira për shfrytëzimin ditor të trotuareve, ndërsa për këto mjete nuk paguhet tatim, shkruan Alsat.

Nga komuna e Tetovës thonë se të drejtat për inkasim apo jo të mjeteve kanë vetëm institucionet përkatëse, e në këtë rast, organet komunale. Nga atje thonë se shitësit nuk duhet të paguajnë qira për shfrytëzim të hapësirave publike në ditën e tregut.

“Ky aksion është kryer në përputhje të plotë me ligjin, përfshirë edhe Drejtoria e të Hyrave Publike, Inspektorati i Tregut, si dhe asistenca e Policisë, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga çdo formë abuzimi apo zhvatjeje të paligjshme. Theksojmë se askush, përfshirë këtu edhe organizatat pa kompetenca ligjore në këtë çështje, nuk ka të drejtë të vendosë tarifa apo të përfitojë nga shitësit ambulantë, të cilët luftojnë për mbijetesë përmes punës së tyre. Në këtë rast, Myftinia e Tetovës me në krye Qani Nesimin, nuk ka kompetenca për të mbledhur para nga këta shitës. Çdo pagesë apo veprim ligjor duhet të kryhet nga një subjekt i autorizuar, i fiskalizuar dhe i njohur ligjërisht”, tha Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Nga Myftinia e Tetovës pranojnë se kanë inkasuar mjete nga shitësit, por se të njëjtat kanë qenë për mirëmbajtjen e varrezave.

“Nga 2002 ky Pazar është aktiv dhe janë marrëveshjet me komunën që ti shfrytëzojmë këto hapësira sepse shfrytëzohen rreth e qark objektet e varrezave. Pazari i grave që është haps ira është vakëf. Rruga është e vërtetë se është pronë shtetërore dhe është vakëf, por janë varreza mbi atë asfalt ku kalojmë ne dhe nuk pretendojmë se është pronë e jona apo se ne duhet të marrim nga shitësit, por le ti merr komuna dhe le ta mirëmbajë, por ne kemi dëmtime që bëhen dhe kjo është një marrëveshje me një çmim simbolik. Komuna nuk kërkon prej nesh që të merremi vesh por e bën tinëzisht. Përse, nuk e di”, u shpreh Qani Nesimi, myftinia e  Tetovës.

Nga ana tjetër, shitësit janë në hall nëse duhet apo nuk duhet të paguajnë qiranë ditore tek njerëzit e myftinisë së Tetovës. Kërkojnë nga dy institucionet që të merren vesh mes veti.

“Erdhën të komunës na thamë s’duhet të paguani se vendi është i komunës. Për sot ende herët s’kanë ardhur të marrin lekët. Lekët i marrin këto të Arabatit”, tha një banor.

“Komuna javën e shkuar ishte këtu dhe na thanë mos të paguajmë. Ne kemi ardhur të punojmë nëse duan do paguajmë por le t’i rregulloj punët komuna ta dimë. Para tre javësh erdhën na lanë një letër se duhet t’i heqim vetë mbeturinat. Po nuk është problemi jonë kjo, duhet të sqarohen mes veti ato. 200 denar paguajmë në ditë”, u shpreh një banor tjetër.

“Ne iu paguajmë këtyre djemve të myftinisë dhe lekët shkojnë te BFI. Duhet komuna me BFI-në t’i zgjedhin vetë problemet që kanë”, tha një banor.

Nga komuna e Tetovës paralajmëruan padi në rast se Myftinia vazhdon t’i inkasojë mjete nga shitësit./ Alsat.mk

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Tetor, 2024 19:18
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?