Nafie Selmani kritikon VLEN: “Unifikimi po kalon nga komik në tragjik”
Dje mediat raportuan se VLEN mblidhet për të konkretizuar funksionimin si parti, por nuk u dha asnjë sqarim konkret. Siç shkruan Nafie Selmani, kjo ishte takimi i “njëqindtë” për finalizim, pa ndonjë rezultat të dukshëm.
Po atë ditë u përhap lajmi tronditës se një drejtor shkolle nga VLEN-i është therur me thikë në një fshat të Sarajit.
“Unifikimi” i VLEN-it, vlerëson Selmani, po kalon nga një fazë komike në një fazë gjithnjë e më tragjike.
Ajo kritikon fokusin e partisë: ndërsa shqiptarët përballen me kriza në ekonomi, arsim, drejtësi dhe dinjitet, VLEN-i ka vetëm një hall: kush sa përqind pushtet do të marrë, kush do të bëhet kryetar, sekretar ose nënkryetar.
Selmani shprehet se nuk mbahet mend ndonjë periudhë tjetër kur përfaqësimi politik i shqiptarëve në RMV të ketë qenë në duar të “burrave kaq të dobët, kaq të ligë, kaq pa dinjitet dhe kaq të zhveshur nga përgjegjësia morale dhe publike”.
Ajo i drejtohet drejtuesve:
“Si bre nuk ju vjen turp t’ju dilni para fytyre grave, fëmijëve, familjeve tuaja? Apo ndoshta i keni bindur edhe ata që turpi e poshtërimi mund të gëlltiten si buka me djathë saherë çoheni në sabah me bismilah…”
Në fund, Selmani kërkon largimin e figurave problematike:
“Aman, punësojeni nëse ju ka mbetur ndonjë familjar, jaran a jaraneshë pa e punësuar, dhe ikni… ikni se na morët në qafë edhe neve por edhe veten. Edhe poshtërimi, turpi dhe nënshtrimi duhet pasur një kufi, aman!” Gazeta Flaka
















