Ndalimi i gazetarëve, SHGM dhe SPGM: Kërkojmë shpjegim nga MPB dhe AAC

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2025 15:22

Ndalimi i gazetarëve, SHGM dhe SPGM:  Kërkojmë shpjegim nga MPB dhe AAC

ShGM dhe SPGPM shprehin shqetësimin për thirrjen e gazetarëve në bisedë informative, mes të cilëve edhe përfaqësues të mediave pas protestës së mbrëmshme në Shkup. Nga ShGM thonë se sipas informacioneve të disponueshme, ndalimi i përdorimit të dronëve është shpallur zyrtarisht para orës 20:00, pothuajse dy orë pasi protesta kishte filluar tashmë.

Nga ShGM hedhin dyshime edhe për mënyrën se si është sjellë vendimi për ndalim të dronëve në territorin e Shkupit, pasi siç thonë, nëse sillet një vendim i tillë, “duhet të përcaktohen saktësisht dhe të jenë të disponueshme për publikun në kohën e duhur.”

“Zbatimi i përgjithshëm i ndalimit pa njoftim paraprak dhe për një qytet të tërë, si në këtë rast, nuk është në përputhje me këtë dispozitat ligjore”, thonë më tej nga ShGM.

Ata kërkojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për Siguri Kombëtare që të japin sqarime të qarta për çështjet e mëposhtme:

Pse ndalimi i dronëve u shpall pasi protesta kishte filluar?
Sipas njoftimit, Shkupi nuk ishte i mbuluar, dhe gazetarët ende ishin të ftuar në intervistë informative?
Mbi çfarë baze ligjore mbulohen qytete të tëra, në vend të zonave specifike të parashikuara në akte nënligjore?
Pse nuk u njoftuan mediat për kufizimet në kohën e duhur?
Nga ShGM u kanë bërë thirrje gazetarëve që përsorin dronët, që “atë ta bëjnë me përgjegjësi dhe kujdes, pa i shqetësuar familjet dhe të dashurit që po kalojnë një periudhë të vështirë, sidomos në ditët në vijim kur do të bëhen varrimi i të ndjerit”.

Ndryshe, mbrëmë në Stacionin Policor në Qendër, në bisedë informative pas tubimit të madh në sheshin “Maqedonia”, janë ftuar kryeredaktori i TV21, Eroll Shakiri dhe gazetari dhe redaktori i lajmeve, Jovica Paunoski.

Sqarimi i policisë ishte se ata kanë shkuar “live” me pamje nga droni i cili ka rënduar më shumë se sa lejohet. Në Stacionin Policor, krahas policisë ka qenë edhe inspektorë nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Me dëshminë e tyre për ngjarjen kanë dalë pikërisht kolegët, të cilët potencuan se MPB i ka vizituar dhe më pas i ka marrë dokumentet e nevojshme, ku pas një kohë të shkurtër sërish janë kthyer dhe i kanë ftuar në bisedë informative.

“Praktikisht kemi shfrytëzuar dron sikurse dy-tre vitet e kaluara, me qëllim që të paraqesim pasqyrën reale dhe atë çfarë paraqet interes publik dhe qytetarët të jenë në kohë të informuar. Problemi i cili është paraqitur, është se jemi njoftuar se ka ndalesë të tërësishme për fluturim të çfarëdo lloj të dronëve në territorin e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit”, tha Jovica Paunovski.

Siç thuhet, kumtesë për ndalesë aktive në Shtip dhe Koçan është marrë pas 10 minutash, pasi veç më ishin ftuar në Stacion Policor, pas çfarë kanë marrë informacion se e njëjta do të plotësohet dhe azhurnohet.

“Shfrytëzuam dron i cili është nën 245 gram, i cili me ndryshimet e fundit të ligjit, të cilat me gjasë janë miratuar në muajin janar, ato parametra ligjor janë zbritur dhe tani droni mund të fluturojë pa deklaratë të veçantë dhe leje vetëm për 200 gram”, tha Paunovski.

48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 19 Mars, 2025 15:22
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
48

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë