Ndalohen banorët e Strugës të pinë ujë nga ujësjellësi, tejkalohet kufiri i lejuar i turbullirës

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Nëntor, 2026 08:20

Ndalohen banorët e Strugës të pinë ujë nga ujësjellësi, tejkalohet kufiri i lejuar i turbullirës

Banorët e Strugës nuk duhet ta përdorin për pije ujin nga ujësjellësi i qytetit, pasi janë konstatuar vlera të rritura të turbullirës, njofton Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Sipas rezultateve të matjeve, turbullira e ujit në pikat matëse në qytet varion nga 1,52 deri në 1,8 NTU, ndërsa mostrat e marra nga burimi “Shum” kanë treguar vlerë prej 0,89 NTU.

Kufiri i lejuar për turbullirën e ujit të pijshëm është 1,5 NTU. Kjo do të thotë se vlerat e regjistruara në ujësjellësin e qytetit e tejkalojnë normën e lejuar.

Për këtë arsye, është vendosur ndalesë për përdorimin e ujit për pije.

Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” bëjnë të ditur se uji aktualisht mund të përdoret vetëm për nevoja teknike.

Banorëve u rekomandohet të mos e përdorin ujin e rrjetit të qytetit për konsum deri në një njoftim të ri nga autoritetet kompetente.

Flaka

2

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 17 Nëntor, 2026 08:20
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
2

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë